Milot Rashica e cilësoi të rëndësishme fitoren e Kosovës ndaj Irlandës, duke veçuar paraqitjen e ekipit dhe shpirtin luftarak të treguar në një përballje të komplikuar.
“Dardanët” e nisën me sukses edicionin e ri të Ligës së Kombeve, pasi mposhtën 1:0 Irlandën në stadiumin “Fadil Vokrri”. Vendimin e takimit e dha kapiteni Vedat Muriqi me golin e tij, ndërsa Rashica ishte pjesë e formacionit të parashikuar nga trajneri Franco Foda.
None found
Futbollisti kosovar shpjegoi se skuadra e dinte se do të përballej me një rival të fortë fizikisht, të rrezikshëm në lojën në ajër dhe të disiplinuar në mbrojtje. Pavarësisht vështirësive, Kosova krijoi mundësi dhe në fraksionin e dytë arriti të shënonte golin që i solli tri pikët.
Rashica u ndal edhe te forma e tij, duke deklaruar se mungesa e minutave me klubin në ndeshjet e fundit nuk e kishte penguar të paraqitej i gatshëm për kombëtaren.
“E dinim që ndeshja e parë do të ishte e vështirë, pasi Irlanda është skuadër e fortë fizikisht dhe shumë e mirë në duelet ajrore. Gjëja më e rëndësishme ishte ta nisnim kampanjën me fitore. Në pjesën e parë patëm raste, por fati nuk ishte në anën tonë. Pas pushimit krijuam përsëri dhe shënuam. Irlanda mbrohet mirë dhe këtë e bën me gjithë ekipin. Në pjesën e parë, mbrojtësit e tyre e larguan edhe topin nga vija e portës. Ata qëndruan të gjithë prapa, janë lojtarë të gjatë dhe mbroheshin brenda 16-metërshit”, u shpreh ai.
“Në fund arritëm të fitonim dhe ta nisnim me sukses para tifozëve tanë. Nuk kam luajtur shumë me klubin në ndeshjet e fundit, por kam qenë vazhdimisht i gatshëm. Para grumbullimit kam biseduar me trajnerin dhe i kam thënë se do të isha në dispozicion për të dhënë maksimumin. Kjo u pa edhe në fushë, pasi luftuam për njëri-tjetrin. Nëse vazhdojmë kështu, jemi në rrugë të mirë. Përballja me Austrinë do të jetë më e vështirë për shkak të cilësisë së saj. Edhe vitin e kaluar treguam se mund të zhvillojmë ndeshje të mira. Do të shkojmë për fitore”, deklaroi Rashica.
Pas suksesit ndaj Irlandës, Kosova ka nisur përgatitjet për sfidën e dytë të këtij cikli. Të dielën, “Dardanët” do të luajnë në transfertë kundër Austrisë.
Ekipi i drejtuar nga Franco Foda kërkon ta vijojë serinë pozitive të nisur në stadiumin “Fadil Vokrri”, edhe pse përballë austriakëve e pret një test dukshëm më i vështirë.
Albert Sylaj, i dyshuari për vrasjen e Arlinda Zekajt në Vitomiricë të Pejës, është arrestuar mbrëmjen e së martës, pas…
Albert Sylaj, i dyshuari për vrasjen e Arlinda Zekajt në Vitomiricë të Pejës, është arrestuar mbrëmjen e së martës, pas…
Aktivisti Aulon Kalaja, ka bërë deklarata të forta lidhur me një largim të mundshëm të kryeministrit Edi Rama nga pushteti,…
Jadon Sancho ka vendosur të mos transferohet te Getafe, pasi ka marrë një ofertë joshëse nga Arabia Saudite, raporton eksperti…
FleetwoodFleetwood ka shkruar historinë duke eliminuar nga Kupa e Anglisë, EFL Cup, Arsenalin [...]Read More...
Polemikat rreth Kylian Mbappes në Kinë po shkaktojnë pasoja që mund të prekin edhe Real Madridin. Pas kërkimfaljes së sulmuesit…