Categories: sport

Raphinha synon rikthimin për Botërorin 2026 dhe premton se nuk do të ndalet

Sulmuesi brazilian Raphinha ka bërë të ditur se është i vendosur të bëjë maksimumin për t’u rikuperuar dhe për të zbritur sërish në fushë në Kupën e Botës 2026.

Edhe pse pësoi lëndim në fitoren 3-0 të Brazilit ndaj Haitit, anësori ka vendosur të mos largohet nga grumbullimi i kombëtares, duke qëndruar pranë pjesës tjetër të ekipit.

Të lidhura

None found

Përmes një postimi në rrjetet sociale, ai ka shprehur vendosmërinë dhe angazhimin e tij për t’u kthyer sa më parë në lojë.

“Gjithmonë kërkoj shumë nga vetja dhe punoj çdo ditë për t’u përmirësuar. Kjo nuk do të ndryshojë kurrë. Do të bëj gjithçka që është në fuqinë time për t’u rikuperuar dhe për t’u rikthyer sa më shpejt”.

“Dua të jem përkrah shokëve të mi, të luftoj për objektivat tona dhe të jap gjithçka për fanellën e Brazilit. Do të qëndroj i fortë”, ka shkruar Raphinha.

Megjithatë, rikthimi i tij në fushë mbetet ende i paqartë, ndërsa synimi i brazilianit është i qartë: të jetë gati për fazën nokaut të turneut.

të fundit

Qelaj për vrasjen e Arlinda Zekajt: Viktima nuk kishte paraqitur ankesë tek ne

Avokati i Popullit, Naim Qelaj, ka thënë se pas vrasjes së Arlinda Zekajt në Vitomiricë të Pejës, institucionet duhet të…

3 minutes ago

Harry Kane dhe përballjet me Kosovën: golat në Prishtinë, penalltia e pritur dhe triumfet e Anglisë

Shtatë vjet më parë, Harry Kane ishte në Prishtinë me Anglinë për përballjen ndaj Kosovës, në ndeshjen e fundit të…

11 minutes ago

Hoxhaj: PDK-ja vazhdon të kërkojë mbajtjen në fuqi të Ligjit për Specialen

Deputeti i PDK-së, Enver Hoxhaj, ka deklaruar se partia e tij nuk ka hequr dorë nga Ligji për Gjykatën Speciale…

14 minutes ago

Sulm kibernetik ndaj sistemit online të Komisionit Federal të Zgjedhjeve në SHBA, shërbimi ndërpritet një javë para votimit

Uebsajti i Komisionit Federal të Zgjedhjeve në SHBA (FEC) është vënë në shënjestër të hakerave, duke bërë që sistemi i…

17 minutes ago

Humb jetën në punë në Itali 20-vjeçari shqiptar, u përmbys rulit gjatë asfaltimit të rrugës

Një 20-vjeçar shqiptar ka humbur jetën tragjikisht në një aksident në vendin e punës në Valtopina të Italisë. Rogert Ajdini,…

22 minutes ago

Natalie Portman: U përpoqa të dëshmoja se isha vajzë e mirë, mes presionit që nisi që në fëmijëri

Aktorja e njohur Natalie Portman ka rrëfyer se seksualizimi i imazhit të saj që në fëmijëri e shtyu të krijonte…

23 minutes ago