Paul Scholes ka folur ashpër për lojtarët, duke i dalë në mbrojtje trajnerit Ralf Rangnick.
“Këta lojtarë nuk dinë të bëjnë pjesën e shëmtuar të ndeshjes, e cila në disa raste është e domosdoshme për të marrë rezultatin.
None found
Kur shikon ndeshjen, duket qartë që ata nuk arrijnë të “fusin një marsh” më shumë se kundërshtari.
Nuk punojnë mjaftueshëm që të ndalojnë atë që bën ekipi tjetër në fushë dhe të vjen habi pasi nëse shikon emrat, atëherë aty ka shumë kualitet.
Por, edhe ata më të talentuarit duhet të punojnë fort.
Më vjen keq për trajnerin sepse ai po punon shumë dhe kërkoi ta vendoste skuadrën në mënyrën më të mirë në fushë ndaj Southampton, por lojtarët nuk po e dëgjojnë, ose nuk dinë ta bëjnë këtë apo ndoshta edhe nuk duan të zbatojnë atë që kërkon tekniku.
Megjithatë, unë besoj se lojtarët janë me Rangnick, por duhet të gjejnë një mënyrë si të jenë më kompakt, më agresivë dhe më të “pisët” kur vjen puna për të mbrojtur avantazhin”, u shpreh Scholes.
Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lumir Abdixhiku, ka deklaruar se partia e tij kishte kërkuar një përfaqësim më…
Qytetarët janë mbledhur sërish sot për të zhvilluar protestën e tyre të 75-të radhazi kundër kryeministrit Edi Rama dhe qeverisë…
Raportimet nga Italia bëjnë të ditur se Manchester City ka arritur marrëveshje për shitjen e Tijjani Reijnders te Al Qadsiyah,…
Kryetarja e Komisionit Parlamentar për Turizmin, Kulturën dhe Diasporën, Ina Zhupa, ka reaguar pas vizitës së ministrit Blendi Gonxhja në…
Ministri në detyrë i Infrastrukturës, Dimal Basha, sot në Ministrinë e Infrastrukturës dhe Transportit ka takuar zyrtarët e Policisë së Kosovës,…
Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lumir Abdixhiku, ka deklaruar se partia e tij kishte kërkuar një përfaqësim më…