sport

“Rangnick po punon shumë por lojtarët nuk po e dëgjojnë”

Paul Scholes ka folur ashpër për lojtarët, duke i dalë në mbrojtje trajnerit Ralf Rangnick.

“Këta lojtarë nuk dinë të bëjnë pjesën e shëmtuar të ndeshjes, e cila në disa raste është e domosdoshme për të marrë rezultatin.

Kur shikon ndeshjen, duket qartë që ata nuk arrijnë të “fusin një marsh” më shumë se kundërshtari.

Nuk punojnë mjaftueshëm që të ndalojnë atë që bën ekipi tjetër në fushë dhe të vjen habi pasi nëse shikon emrat, atëherë aty ka shumë kualitet.

Por, edhe ata më të talentuarit duhet të punojnë fort.

Më vjen keq për trajnerin sepse ai po punon shumë dhe kërkoi ta vendoste skuadrën në mënyrën më të mirë në fushë ndaj Southampton, por lojtarët nuk po e dëgjojnë, ose nuk dinë ta bëjnë këtë apo ndoshta edhe nuk duan të zbatojnë atë që kërkon tekniku.

Megjithatë, unë besoj se lojtarët janë me Rangnick, por duhet të gjejnë një mënyrë si të jenë më kompakt, më agresivë dhe më të “pisët” kur vjen puna për të mbrojtur avantazhin”, u shpreh Scholes.

Tags: Rangnick

të fundit

Napoli bie në “San Siro”, feston Milan

Milani i Allegrit feston duke mposhtur Napolin 2-1 në San Siro në ndeshjen e madhe të javës së pestë të…

6 hours ago

Diaspora në SHBA e pret me flamuj kuqezi, Vjosa Osmani: Thellësisht mirënjohëse për këtë përkushtim

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, po vazhdon të qëndrojë në SHBA. Ajo është pritur nga diaspora shqiptare në Philadelphia. Osmani…

6 hours ago

Ahmeti: Marrëveshja e Ohrit duhet respektuar, shqiptarët janë të bashkuar për të drejtat e tyre

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI), Ali Ahmeti, në konventën promovuese të Aleancës Kombëtare për Integrim (AKI), deklaroi se…

7 hours ago

Zgjedhjet në Moldavi, partia pro-evropiane kryeson me 42%

Partia pro-evropiane në pushtet në Moldavi po kryeson në zgjedhjet parlamentare që do të vendosin të ardhmen e vendit, duke…

7 hours ago

Olsi Rama rrëfen për herë të parë ngjarjen e Beogradit: Edi nuk e dinte që do shkoja në stadium, policia serbe mendoi se unë kisha…

Për herë të parë pas incidentit të turpshëm 11 vite më parë në Beograd në ndeshjes Serbi-Shqipëri, Olsi Rama ka…

7 hours ago

Barça nuk gabon, përmbys Sociedadin dhe kap vendin e parë

Në ndeshjen e javës së 7-të të La Ligës, Barcelona siguroi vendin e parë në renditje. Skuadra e Flick mundi…

7 hours ago