maqedoni

Ahmeti: Marrëveshja e Ohrit duhet respektuar, shqiptarët janë të bashkuar për të drejtat e tyre

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI), Ali Ahmeti, në konventën promovuese të Aleancës Kombëtare për Integrim (AKI), deklaroi se Marrëveshja e Ohrit mbetet një dokument thelbësor për paqen dhe stabilitetin në vend dhe duhet respektuar nga të gjitha palët politike.

Ai theksoi se gjatë dy dekadave të fundit, në bashkëpunim me SHBA-në, BE-në dhe NATO-n, është punuar për zbatimin e kësaj marrëveshjeje, së bashku me forcat politike në vend.

Të lidhura

None found

Duke iu referuar zhvillimeve të fundit politike, Ahmeti akuzoi opozitën për tentime që, sipas tij, cenojnë të drejtat e shqiptarëve dhe krijojnë tensione ndëretnike. Ai tha se shqiptarët janë të bashkuar për të mbrojtur të arriturat dhe për të garantuar stabilitetin dhe integrimin euroatlantik të Maqedonisë së Veriut.

“Ne duam paqen, stabilitetin, ardhmërinë, duam Europën dhe NATO-n. Ky përcaktim ynë na ka bërë të jemi bashkë, jo vetëm për të ruajtur të drejtat kombëtare, por edhe për ta çuar vendin përpara”, u shpreh Ahmeti.

Kreu i BDI-së apeloi gjithashtu për pjesëmarrje aktive në zgjedhjet e 19 tetorit, duke theksuar se uniteti i shqiptarëve është vendimtar për të ardhmen politike të vendit.

Tags: Ali Ahmeti

të fundit

Guardiola rrëfen se ndihej në siklet pasi refuzoi drejtimin e Italisë

Pep Guardiola ka thyer heshtjen për vendimin e tij për të refuzuar mundësinë për të drejtuar Italinë, duke pranuar se…

1 minute ago

V*asja e Arlinda Zekajt në Kosovë/ Ish-vjehrra dyshohet se pa gjithçka, por nuk ndërhyri

Detaje të reja dalin në dritë nga hetimet për v*asjen e Arlinda Zekajt, 49-vjeçares që u vra më 25 tetor…

2 minutes ago

Shpendi pritet të largohet nga Cesena në janar, Cagliari në garë për transferimin e tij

Sulmuesi i Shqipërisë, Cristian Shpendi pritet që gjatë afatit kalimtar të largohet nga Cesena, ekip që bën gara në Serie…

13 minutes ago

Ronaldo i afrohet gjithnjë e më shumë kufirit prej 1.000 golash

Ylli portugez, Cristiano Ronaldo, gjithnjë e më shumë po i afrohet shifrës jubilare, një mijë golave në karrierë. Ronaldo ka…

13 minutes ago

OBRM-PDUKM njofton për 663 milionë euro investime kapitale në vitin 2027

Nga OBRM-PDUKM thonë se janë siguruar 663 milionë euro për investime kapitale, rrugë dhe hekurudha."Për investime kapitale janë planifikuar 40,8…

14 minutes ago

Mourinho tregon si e përmbysi ndeshjen Real Madridi ndaj PSV-së

Jose Mourinho ka krahasuar dhomën e zhveshjes së Real Madridit me Las Vegasin, pas fitores bindëse të skuadrës së tij…

19 minutes ago