Pep Guardiola, trajneri i Manchester City, është i drejtpërdrejtë. Para ndeshjes me Everton ai është ngacmuar për çështjen e titullit kampion, tani që diferenca me Liverpool ka shkuar tre pikë.
Spanjolli flet kështu pasi ka edhe 12 ndeshje për t’u luajtur në Premier League dhe normalisht është herët që të flitet për një ekip fitues.
None found
“Më duket qesharake të diskutoj për titullin kampion në këtë moment. Nuk kam fituar kurrë në jetën time ndonjë trofe në janar, kurrë! Sigurisht që ka garë të fortë për titullin kampion.
Po shihja ndeshjen Arsenal-Wolves, kishte intensitet të lartë në çdo moment. Unë jam i lumtur për pozicionin që kemi në kampionat, objektivi ynë është të mbrojmë titullin”, tha Guardiola. /h.ll/albeu.com
Ekspertët e sigurisë paralajmërojnë se shpërblimi prej 2500 eurosh për efektivët e vijës së parë gjatë protestave rrezikon të perceptohet…
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, tha se një takim midis Presidentit rus Vladimir Putin dhe Presidentit ukrainas Volodymyr Zelensky do…
Barcelona ka një plan të qartë për afatin kalimtar të verës. Drejtori sportiv i klubit, Deco, ka tri fusha kryesore…
Serbia ka qenë në gatishmëri të lartë pas një sulmi me thikë ndaj një oficeri policie që ruante ambasadën izraelite…
Këtë të mërkurë, kryeministri Edi Rama, ka përsëritur edhe sot ftesën për dialog me studentët. Megjithatë, Rama nuk ka ndryshuar…
Një tifoz sllovak i Real Madridit pretendon se ai dhe djali i tij u nxorën nga tribunat e Camp Nou…