Categories: maqedoni

ASH: VLEN nuk i përfaqëson më shqiptarët në këtë qeveri, premtimi për mbi 2 mijë vende pune u kthye në shifra alarmante

Aleanca për Shqiptarët ka ngritur sot akuza të forta ndaj VLEN-it, duke theksuar se krerët e kësaj force politike janë kthyer në vasalë të partnerit maqedonas me të cilin qeverisin.

Sipas ASH-së, VLEN mori pushtetin duke premtuar ndryshim, zhvillim, vende pune dhe integrim, por realiteti i ditëve të sotme tregon se prioritet i tyre i vetëm ishin postet, privilegjet dhe pushteti.

Të lidhura

None found

Nga kjo parti thonë se teksa përfaqësimi i shqiptarëve në institucione po përkeqësohet dhe gjuha shqipe po zhvlerësohet, VLEN po hesht. Qytetarët me të drejtë shtrojnë pyetjen se interesat e kujt po mbrohen dhe me çfarë legjitimiteti vijojnë të flasin në emër të shqiptarëve?

ASH kujton se VLEN e pranoi heqjen e balancuesit, një mekanizëm që, pavarësisht të metave, siguronte një lloj mbrojtjeje për përfaqësim të drejtë në punësim, duke premtuar se do ta zëvendësonte me një ligj të ri. “Ku është sot ai ligj? Ku është përfaqësimi i drejtë? Në vend të rezultateve, qytetarët po marrin vetëm justifikime, mashtrime dhe retorikën e njohur ‘rrini rehat’,” thuhet në reagimin e ASH-së.

Premtimi për mbi 2 mijë punësime përfundoi në shifra shqetësuese. Të dhënat e paraqitura për punësimet në nëntë institucione shtetërore tregojnë se nga 515 të punësuar gjithsej, 496 janë maqedonas dhe vetëm 19 shqiptarë, çka përbën 3.7%.

Në Spitalin e Kumanovës, Drejtorinë për Mbrojtje dhe Shpëtim dhe Akademinë Ushtarake, nga 171 persona të punësuar, asnjë nuk është shqiptar. Ndërsa në Institutin e Shëndetit Publik, nga 63 të punësuar, vetëm 3 janë shqiptarë. Shifra të ngjashme janë regjistruar edhe në institucione të tjera.

“A është ky përfaqësimi i drejtë që premtuat? A është ky ndryshimi për të cilin kërkuat votën? Shqiptarët që ju besuan nuk e meritojnë këtë poshtërim,” vijon reagimi.

ASH thekson se nëse këto shifra nuk i bëjnë ata të skuqen nga turpi dhe nuk u rëndojnë ndërgjegjen, atëherë le të vazhdojnë. Por përgjigjen e merituar do ta japin qytetarët me votën e tyre.

Aleanca për Shqiptarët deklaron se do të vazhdojë të kërkojë llogari dhe të luftojë për përfaqësim të drejtë, barazi reale dhe dinjitet në çdo institucion. “Shqiptarët meritojnë rezultate konkrete, jo premtime boshe dhe nënshtrim politik,” përfundon akuza e ASH-së.

të fundit

Firmoset memorandumi mes Konjufcës e Hetemit për promovimin ndërkombëtar të krimeve të luftës në Kosovë

Zëvendëskryeministri i Parë dhe ministri i Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Glauk Konjufca, dhe drejtori ekzekutiv i Institutit të Krimeve…

9 minutes ago

Virgil van Dijk në shënjestër të Trabzonsporit, mund t’i bashkohet Muçit

Trabzonspor ka vënë në shënjestër mbrojtësin holandez të Liverpoolit, Virgil van Dijk, kontrata e të cilit me klubin anglez skadon…

16 minutes ago

Salianji: 300 mijë shqiptarë s’sigurojnë dot as një vakt në ditë; Rama kërkon shpjegime për protestat, në vend që të japë llogari

Ish-deputeti i PD, Ervin Salianji ka reaguar përmes një postimi në rrjetet sociale, ku ka kritikuar kryeministrin Edi Rama për…

18 minutes ago

Ndërhyrja kirurgjikale e Veliajt caktohet për 23 nëntor në Fier, DPB: Kontrollet u zhvilluan në disa sektorë të burgut

Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve ka reaguar për rastin e Erion Veliajt, i cili kërkoi operimin e tij pas thyerjes…

18 minutes ago

Seanca e radhës e Kryesisë së Kuvendit më 23 nëntor, në rend dite edhe financimi i Komisionit Hetimor për rastin Zekaj

Mbledhja e radhës e Kryesisë së Kuvendit të Kosovës do të mbahet më 23 nëntor, duke filluar nga ora 11:00.…

21 minutes ago

Sfida mes Prishtinës dhe Drenicës, formacionet zyrtare të takimit

Prishtina do të jetë nikoqire e Drenicës në stadiumin ‘Fadil Vokrri’ me fillim nga ora 17:00 në kuadër të javës…

23 minutes ago