sport

Qëndrimi i çuditshëm i lojtarëve të Koresë së Jugut para goditjes së dënimit që solli pastaj një gol spektakolar

Futbollistët e Koresë së Jugut lanë botën e futbollit të mahnitur në ndeshjen kundër Malajzisë në Kupën e Kombeve të Azisë, e cila përfundoi 3-3.

Në minutën e 83-të të ndeshjes u akordua një goditje dënimi për koreanët dhe futbollisti i PSG-së, Kang-In Lee mori topin dhe shënoi një gol të mrekullueshëm.

Të lidhura

None found

Ajo që i parapriu golit ishte reagimi i çuditshëm i bashkëlojtarëve të tij të cilët qëndruan ulur përballë “murit të gjallë” të kombëtares së Malajzisë dhe demonstruan një teknikë të paprecedentë të goditjes së lirë.

Edhe pse reagimi i tyre është i paqartë për tifozët e sportit më të rëndësishëm në botë, ai ishte shumë efektiv pasi shënuan një gol fenomenal.

Meqë ra fjala, ndeshja ndërmjet Koresë së Jugut dhe Malajzisë përfundoi në një barazim befasues dhe rezultati përfundimtar i ndeshjes ishte 3-3.

Golashënuesit për Korenë e Jugut ishin Jeong Woo-Yeong, Kang-In Lee dhe Son Heung-min./Telegrafi/

të fundit

Manchester United, klubi i vetëm evropian që mund të sigurojë Vinicius Jr këtë verë

Sipas raportimeve nga gazetari Romain Molina, Manchester United është i vetmi klub në Evropë që është financiarisht i aftë të…

5 minutes ago

Messi i përgjigjet shkurt krahasimit të karrierës së tij me videolojë: “E kam përfunduar lojën”

Duke folur me median përpara finales së Kupës së Botës FIFA 2026, Lionel Messi u pyet të reflektonte mbi udhëtimin…

23 minutes ago

Mickoski paralajmëron përgjegjësi për problemet me ujin e pijshëm në Gostivar

Kryeministri i vendit, Hristijan Mickoski, ka komentuar gjendjen aktuale në Gostivar ku një numër i madh qytetarësh ankohen për probleme…

26 minutes ago

Alliance for Albanians Accuses VLEN of Nepotism: It Did Not Fight It, but Benefited from It

Aleanca për Shqiptarët (ASH) ka akuzuar VLEN-in se ka shndërruar institucionet shtetërore në vende punësimi për familjarët dhe të afërmit…

34 minutes ago

Turistja mahnitet nga vargu i makinave në një dasmë shqiptare, ftohet t’i bashkohet festës

Një eksperiencë e pazakontë e turistes, Kennie Anne Alindogan, në Shkup, është bërë virale në rrjetet sociale, pasi ajo përfundoi…

34 minutes ago

PHOTO/ Albanian, 68, caught with 55 kg of drugs in car near Greek-Albanian border; packages hidden in bags and sack

Pas një operacioni të organizuar dhe të koordinuar nga oficerët e policisë të Departamentit të Hetimit dhe Ndjekjes Penale të…

34 minutes ago