Categories: sport

Messi i përgjigjet shkurt krahasimit të karrierës së tij me videolojë: “E kam përfunduar lojën”

Në prag të finales së Kupës së Botës FIFA 2026, Lionel Messi foli për mediat dhe u ftua të kthente vështrimin pas te rrugëtimi i veçantë që ka shënuar karrierën e tij.

Gjatë bisedës, një gazetar e përshkroi ecurinë e argjentinasit si një videolojë, ku ai ka kapërcyer gradualisht sfida të ndryshme deri te momentet më të rëndësishme.

Të lidhura

None found

“Jeta jote sportive është si një lojë, apo jo? Vazhdon të zhbllokosh nivele. Nuk e ke mundur kurrë Anglinë, pastaj ke luajtur dhe fituar… vazhdon të zhbllokosh nivele të vogla derisa të arrish në këtë moment – finalen. Çfarë vjen më pas?”, ishte pyetja e gazetarit.

Kapiteni i Argjentinës reagoi me një përgjigje të prerë, teksa buzëqeshi.

“E përfundova tashmë në Kupën e Botës së fundit. E përfundova lojën”, tha Messi.

Messi e realizoi objektivin që për një kohë të gjatë i kishte munguar, kur me Argjentinën ngriti trofeun e Kupës së Botës në vitin 2022.

Tashmë, edhe pse nuk ka më asgjë për të dëshmuar, ai vijon të luajë për dashurinë e futbollit, duke kërkuar njëkohësisht të shkruajë histori të tjera në skenën më të madhe.

të fundit

Samiti i Procesit të Berlinit sot në Miloçer, liderët e rajonit diskutojnë ekonominë, sigurinë dhe integrimin në BE

Liderët e gjashtë vendeve të Ballkanit Perëndimor do të takohen sot në Miloçer të Malit të Zi, në kuadër të…

16 minutes ago

iPhone Duo – një hap revolucionar apo thjesht një luks i tepërt? Testohet telefoni i parë i palosshëm i Apple

Pas muajsh pritjeje, Apple ka prezantuar iPhone Duo, telefonin e parë të palosshëm të kompanisë, i cili mund të shndërrohet…

19 minutes ago

Defekti në Google Cloud bllokon pagesat bankare dhe prek shëndetësinë e gjykatat në Britani

Një ndërprerje e madhe në shërbimin Google Cloud ka shkaktuar probleme në qindra faqe interneti dhe aplikacione, duke penguar përdoruesit…

19 minutes ago

Geoffrey Hinton paralajmëron: Nëse AI nuk zhvillohet me kujdes për njerëzit, e ardhmja jonë është në rrezik

Geoffrey Hinton, shkencëtari britaniko-kanadez i njohur si një nga “kumbarët e inteligjencës artificiale”, ka paralajmëruar se njerëzimi duhet të gjejë…

20 minutes ago

VIDEO/ Studentët ia hodhën karriget në derën e Kryeministrisë, Rama vendos gurët e bulevardit me shënimin: Dialog!

Pas refuzimit të përsëritur të studentëve dhe pedagogëve për t’u ulur në dialog me të, kryeministri Edi Rama ka ndryshuar…

20 minutes ago

Mungesa e reshjeve pengon mbjelljet e vjeshtës në Maqedoninë e Veriut

Thatësira po shkakton vonesa në mbjelljen vjeshtore të kulturave bujqësore në rajonin e Shtipit. Bujqit thonë se ndryshimet klimatike po…

22 minutes ago