sport

“Putini ma vrau djalin”, rrëfimi emocionues i babait të futbollistit të vrarë ukrainas

Dy futbollistë ukrainas Vitalii Sapylo, 21 vjeç, dhe Dmytro Martynenko, 25 vjeç, humbën jetën gjatë luftimeve me rusët  të cilët kanë 7 ditë që kanë pushtuar Ukrainën.

Babai i Vitalii Sapylo, futbollistit të ndjerë 21-vjeç, po përjeton dhimbje të madhe për humbjen e djalit të tij të ri, për të cilin tani do të ketë veç kujtime të mira.

Të lidhura

None found

“Ai ishte një djalë i lumtur dhe i hareshëm. Ishte një sulm ajror nga Putini që ia mori jetën djalit tim”, ka thënë për “Bild” babai i futbollistit të ndjerë, Roman Sapilo, 44 vjeç.

“Ai me të vërtetë dëshironte të luftonte, Luftimet ishin shumë të ashpra por ai assesi nuk dëshironte të largohej nga fronti i luftës”, ka shtuar ai.

Sapylo ishte një portier i ri i klubit ukrainas, Karpaty Lviv. Ai iu kishte bashkuar ushtrisë ukrainase siç kanë bërë edhe shumë sportistë dhe të rinj të tjerë ukrainas që po ballafaqohen me agresionin rus qe 7 ditë. Thuhet se ai u vra në një betejë për ta mbrojtur kryeqytetin, Kievin.

Klubi i tij përmes një kumtese e ka shpallur hero lojtarin e saj, pasi thotë që Sapylo u vra në betejë me forcat ruse. “Ne e çmojmë kujtimin e përjetshëm të këtij heroi”, thuhet në kumtesë

Sikurse Sapylo, edhe futbollisti tjetër ukrainas, Martynenko u vra në moshën 25-vjeç. Ai e humbi jetën bashkë me nën e tij, kur forcat ruse e bombarduan një bllok apartamentesh ku jetonte ai, në Kiev.

Gazeta Express shkruan se Shoqata Ndërkombëtare e Futbollistëve “FIFPRO” ka shpreh ngushëllime për familjet e tyre, futbollin ukrainas dhe atij botëror.

“Mendjet tona janë me familjet, miqtë dhe bashkëlojtarët e futbollistëve të rinj ukrainas Vitalii Sapylo dhe Dmytro Martynenko, humbjet e para të raportuara të futbollit në këtë luftë. U prefshin në paqe që të dy ata”, thuhet në kumtesën e FIFPRO.

Përpos dy futbollistëve, në Ukrainë tashmë jetën e kanë humbur edhe disa sportistë tjerë. Shumë sportistë dhe ish sportist të famshëm ukrainas janë bashkuar në ushtrinë ukrainase dhe po luftojnë kundër pushtuesit të ashpër rus.

të fundit

Balla pas marshit në Prishtinë: Populli i Kosovës i konsideron të pafajshëm ish-drejtuesit e UÇK-së

Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla, ka marrë pjesë në “Marshin për Liri” në Prishtinë. Pas përfundimit…

7 minutes ago

Nga ylli i Napolit dhe PSG-së te beteja me shëndetin mendor, rrëfimi i Ezequiel Lavezzi-t

Ish-sulmuesi i Napolit dhe Argjentinës, Ezequiel Lavezzi, po kalon një periudhë të vështirë në jetën e tij, ndërsa rrëfimi i…

11 minutes ago

VIDEO/ Rrebesh shiu e stuhi në Elbasan, përmbyten rrugët dhe vështirësohet qarkullimi

Një stuhi me reshje të dendura ka përfshirë qytetin e Elbasanit dhe zona të ndryshme të qarkut, duke shkaktuar grumbullime…

12 minutes ago

Andonovski: Aplikacioni m.Shërbime do të sjellë letërnjoftimin dhe patentën elektronike në telefon

Aplikacioni celular m.Shërbime është gati dhe është në fazën e testimit. Nuk do të jetë i detyrueshëm për qytetarët dhe…

16 minutes ago

Ekstremi i djathtë drejt qeverisë suedeze? Zgjedhjet zhvillohen nën sloganin “Ta bëjmë Suedinë sërish Suedi

Suedia po përballet edhe ajo me një rritje të ekstremit të djathtë: Vendi skandinav voton të dielën në zgjedhjet e…

23 minutes ago

Besfort Zeneli tregon kërcënimet që mori pas zgjedhjes së Suedisë

Besfort Zeneli ka folur për reagimet që ka marrë pas vendimit për ta përfaqësuar kombëtaren e Suedisë, duke zbuluar se…

29 minutes ago