sport

Publikohet lista për çmimet kryesore individuale në Premier Ligë

Liga Premier ka publikuar lojtarë dhe trajnerët që janë në garë për çmimet kryesore individuale të vitit.

Sulmuesi i Manchester Cityt, Erling Haaland, ka gjasa sërish të emërohet lojtari më i mirë i sezonit në Ligën Premier për herën e dytë rresht.

Të lidhura

None found

23-vjeçari është i nominuar për këtë çmim bashkë me bashkëlojtarin Phil Foden, i cili shihet si kandidat i fortë.

Mesfushorët e Arsenalit, Martin Odegaard dhe Declan Rice janë po ashtu në listë, duke i bërë presion yjeve të Man Cityt sikurse për titullin në Ligën Premier.

Në listë janë edhe Cole Palmer (Chelsea), Alexander Isak (Newcastle), Ollie Watkins (Aston Villa) dhe Virgil van Dijk (Liverpool).

Për titullin e Lojtarit të ri më të mirë në listë janë: Phil Foden (Man City), Erling Haaland (Man City), Alexandre Isak (Newcastle), Kobbie Mainoo (Man Utd), Cole Palmer (Chelsea), Bukayo Saka (Arsenal), Willaim Saliba (Arsenal) dhe Destiny Odogie (Tottenham).

Trajneri i Man Cityt, Pep Guardiola, katër herë fitues i këtij çmimi, është në listën e ngushtë për trajnerin më të mirë bashkë me Mikel Artetan e Arsenalit, Jurgen Kloppin e Liverpoolit, Unai Emeryn e Aston Villas dhe Andoni Iraolan e Bournemouthit.

Fituesi do të përcaktohet më 18 maj me votat e publikut dhe panelin e Ligës Premier. /Telegrafi/

të fundit

Protestë në Prishtinë e KOMF-it dhe Rrjetit të Grave të Kosovës kundër alokimeve buxhetore për shërbimet sociale

Koalicioni i OJQ-ve për Mbrojtjen e Fëmijëve (KOMF) dhe Rrjeti i Grave të Kosovës do të mbajnë sot protestë në…

6 minutes ago

Paneli përzgjedhës fillon shqyrtimin e kandidaturave për Avokat të Popullit, intervistat zhvillohen në Kuvend

Paneli përzgjedhës për pozitën e Avokatit të Popullit do të mblidhet sot në Kuvendin e Kosovës për të shqyrtuar aplikacionet…

6 minutes ago

Kuvendi mblidhet sot në dy seanca, shqyrtohen Ligji për Dhomat e Specializuara dhe buxheti i vitit 2027

Kuvendi i Kosovës do të mbajë sot 2 seanca plenare, ku pritet të shqyrtohen çështje të rëndësishme. Në orën 10:00…

7 minutes ago

Shenzhen mbledh në një tryezë Trump, Putin dhe Xi – a po rikthehet fryma e Jaltës, me Evropën të lënë jashtë?

Takimi trepalësh mes presidentit amerikan Donald Trump, presidentit rus Vladimir Putin dhe liderit kinez Xi Jinping në Shenzhen të Kinës…

10 minutes ago

Parashikimi i motit për 19 Nëntor 2026, vranësira dhe reshje shiu

Sot vendi ynë do të jetë në ndikim të masave ajrore të paqëndrueshme të cilat do të sjellin mot me…

11 minutes ago

Horoskopi 19 Nëntor 2026/ Në punë do të keni mundësinë të çoni përpara një projekt me më shumë siguri

Dashi Mund të përjetoni një ditë të karakterizuar nga një dëshirë e fortë për të vepruar. Motivimi për të arritur…

13 minutes ago