Ylli i Manchester Cityt Phil Foden është zgjedhur si lojtari më i mirë i sezonit në Premier League.
Me 17 gola dhe tetë asistime, anglezi ishte sensacional te “Citiziens”, që mbesin favoriti kryesor për ta mbrojtur titullin për të katërtin vit radhazi.
None found
23-vjeçari për faqen zyrtare deklaroi se është jashtëzakonisht i lumtur që e fitoi këtë çmim të rëndësishëm.
“Ta fitojë këtë çmim është në arritje, për të cilën jam jashtëzakonisht krenar”.
“Në përgjithësi, jam shumë i lumtur me mënyrën si kam luajtur këtë sezon dhe që kam qenë në gjendje të kontribuojë me gola dhe asistime në këtë sezon”.
“Dua të falënderoj stafin e Cityt, trajnerët dhe sidomos bashkëlojtarët sepse pa ta asgjë s’do të ishte e mundur”.
“Dua gjithashtu të falënderoj të gjithë ata që kanë votuar për mua, vlen shumë”, deklaroi ai.
Ky është sezoni i pestë radhazi që çmimin e lojtarit më të mirë e fiton një lojtar i Man Cityt, me Kevin de Bruyne (2019/20, 2021/22), Ruben Dias (2020/21) dhe Erling Haaland (2022/23).
Takimi trepalësh mes presidentit amerikan Donald Trump, presidentit rus Vladimir Putin dhe liderit kinez Xi Jinping në Shenzhen të Kinës…
Sot vendi ynë do të jetë në ndikim të masave ajrore të paqëndrueshme të cilat do të sjellin mot me…
Dashi Mund të përjetoni një ditë të karakterizuar nga një dëshirë e fortë për të vepruar. Motivimi për të arritur…
I ftuar në studion e News24, gazetari Artan Hoxha komentoi hetimet e SPAK-ut për krimet zgjedhore dhe vëmendjen politike të…
Presidenti amerikan Donald Trump ka zhvilluar një takim të veçantë në Manila me 97-vjeçaren Imelda Marcos, ish-zonjën e parë të…
Oficerët e lartë të Policisë në Skoci kanë kërkuar kufizimin ose ndalimin e shitjes së biçikletave dhe skuterëve elektrikë, pas…