Categories: sport

PSG në ankth për Kvaratskhelian pas fitores në Paris: dëmtimi mund t’i mbyllë sezonin

Suksesi 4-2 i Paris Saint-Germain ndaj Barcelonës, në spektaklin futbollistik të zhvilluar mbrëmë (e martë) në Paris, është shoqëruar me shqetësim për gjendjen e Khvicha Kvaratskhelias. Kampionët në fuqi të Evropës përballen me mundësinë që anësori i tyre i majtë të ketë pësuar një dëmtim të rëndë.

Pas përfundimit të takimit, gazeta L’Equipe raportoi se Kvara rrezikon të mos luajë më gjatë pjesës së mbetur të sezonit. Sipas saj, te PSG ekziston frika se futbollisti ka këputur ligamentet e kryqëzuara. Për sot është parashikuar një ekzaminim me rezonancë magnetike, ndërsa vlerësimet e para mjekësore janë tejet të rënda. Konfirmimi i tyre do të nënkuptonte fundin e sezonit për Kvaratskhelian.

Të lidhura

None found

Gjeorgjiani, i konsideruar ndër futbollistët më të mirë në botë, e ndërpreu ndeshjen në minutën e 59-të. Dëmtimi ndodhi në një përballje me Xavi Espart, lojtarin e ri të Barcelonës, pas së cilës ai mbeti i shtrirë në fushë. Pamjet e atij momenti qarkulluan me shpejtësi në rrjetet sociale.

Reagimi i menjëhershëm i stafit mjekësor të PSG-së, që vrapoi për t’i dhënë ndihmë, tregoi shqetësimin për situatën. Edhe kapiteni i parisienëve, Marquinhos, u detyrua ta linte lojën, por rasti i Kvaratskhelias ishte ndryshe: ai thuajse u nxor nga fusha.

Një mungesë e detyruar deri në verë e Kvaratskhelias do të përbënte një humbje të madhe për skuadrën më të mirë të Evropës. Ai ka pasur rol vendimtar për PSG-në në fitimin e Ligës së Kampionëve vitin e kaluar dhe këtë vit. Klubi parisien e transferoi nga Napoli në janar të vitit të kaluar, duke paguar 80 milionë euro.

të fundit

Video: drunk son approaches enraged bull in arena, mother rushes in to save him

Një nënë në Kolumbi është bërë virale në rrjetet sociale pasi u fut pa hezitim në një arenë demash për…

2 hours ago

Smart glasses and micro cameras in South Korea’s national exam, 111 candidates suspected of violations

Autoritetet në Korenë e Jugut kanë zbuluar 111 raste të dyshuara për shkelje të rregullave të provimit kombëtar të pranimit…

2 hours ago

VIDEO/ Djali i dehur i afrohet demit të tërbuar në arenë, nëna futet me vrap për ta shpëtuar

Një nënë në Kolumbi është bërë virale në rrjetet sociale pasi u fut pa hezitim në një arenë demash për…

3 hours ago

Syze inteligjente dhe mikrokamera në provimin kombëtar të Koresë së Jugut, 111 kandidatë dyshohen për shkelje

Autoritetet në Korenë e Jugut kanë zbuluar 111 raste të dyshuara për shkelje të rregullave të provimit kombëtar të pranimit…

3 hours ago

Propozimi i ri i Wenger për pozitën jashtë loje fokusohet te pjesa e sipërme e trupit

Arsene Wenger nuk ka hequr dorë nga ideja për ta ndryshuar rregullin e pozitës jashtë loje. Pasi propozimi i tij…

4 hours ago

Storms and snow” / weather forecast for the weekend and next week, here’s what meteorologists warn

Sinoptikania e Shërbimit Meteorologjik Ushtarak, Besa Sherollari, ishte sot në një lidhje të drejtpërdrejtë televizive, ku bëri parashikimin e motit…

4 hours ago