Categories: sport

PSG-ja përmbys Nice-n dhe mbetet në krye të Ligue 1

Paris Saint-Germain ka arritur një fitore 3-2 në transfertë ndaj Nice-s, në ndeshjen e javës së 11-të të kampionatit francez, duke ruajtur kështu vendin e parë në renditjen e Ligue 1.

Ekipi i drejtuar nga Luis Enrique e nisi takimin në pozitë të vështirë, pasi vendasit kaluan në avantazh që në minutën e tetë. Mohamed Amoura shfrytëzoi një pasim që depërtoi në mbrojtjen parisiene dhe e çoi topin në rrjetë për 1-0.

Të lidhura

None found

Reagimi i PSG-së erdhi shpejt dhe në minutën e 30-të fituan një penallti pas rishikimit nga VAR-i, për shkak të prekjes së topit me dorë nga Xavier Mandza. Senny Mayulu u tregua i saktë nga pika e bardhë dhe barazoi shifrat në 1-1.

Vetëm një minutë më vonë, parisienët përmbysën rezultatin. Achraf Hakimi dërgoi një top të saktë në zonë, ndërsa Desire Doue e kishte të thjeshtë ta dërgonte në rrjetë për 2-1.

Megjithatë, pjesa e parë u mbyll me shqetësim të madh për PSG-në. Në minutën e 44-të, Doue u dëmtua pas një dueli me Melvin Diop dhe u detyrua të largohej nga fusha me barrelë, në lot. Në vend të tij hyri Ferran Torres.

Në pjesën e dytë, PSG-ja vijoi të kërkonte golin e tretë. Hakimi pati një rast të mirë në minutën e 61-të, pas një pasimi nga Ferran Torres, por gjuajtja e tij përfundoi ngushtë jashtë portës.

Goli që siguroi fitoren erdhi në minutën e 85-të. Ousmane Dembele shërbeu bukur për Ferran Torresin, i cili tregoi qetësi brenda zonës dhe shënoi për rezultatin 3-1.

Deri në fund të ndeshjes, Nice arriti të shënojë edhe golin e dytë përmes Ali Abdi për 3-2, por nuk mundën ta shmangnin humbjen.

të fundit

Kerjota realizon golin e dytë sezonal në Skoci, debutimi me Kombëtaren mbetet në pritje

Sabah Kerjota Sabah Kerjota ka gjetur golin e tij të dytë sezonal në ndeshjen që skuadra e tij Hearts po…

2 minutes ago

Edi Paloka on Elisa Spiropali: she seemed to me like an abandoned wife begging her husband to return and would forgive him

Deputeti i PD-së Edi Paloka, i ftuar në emisionin Kjo Javë në News24 komentoi akuzat e Elisa Spiropalit ndaj qeverisë,…

9 minutes ago

A “mini-moon” is orbiting Earth – what to expect in December

Toka ka aktualisht një shoqërues të përkohshëm në hapësirë. Një asteroid i vogël, me diametër rreth dy metra, është kapur…

10 minutes ago

MP Kraki speaks out in Brussels for equal standards on Kosovo’s European path

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Nezir Kraki, ka kërkuar në Bruksel që Kosova të trajtohet me standarde të barabarta në procesin…

10 minutes ago

Young people from all Albanian regions gathered in Albania’s Parliament and approved a joint resolution

Të rinj nga të gjitha trevat shqiptare janë bërë bashkë në Parlamentin e Shqipërisë, në kuadër të forumit “Foli Shqip”,…

11 minutes ago

Bitola prosecutor’s office files indictment for violence against partner

Prokuroria Themelore Publike në Manastir ka ngritur aktakuzë ndaj një personi për lëndim trupor gjatë ushtrimit të dhunës në familje.…

11 minutes ago