sport

PSG jashtë Kupës së Francës, kampionët e Europës humbin derbin dhe eliminohen

Eliminim i bujshëm në Kupën e Francës. PSG i jep lamtumirën kompeticionit në fazën e 1/16-ve, pas humbjes në shtëpi në derbin me Paris FC, që bën historinë falë një goli të Ikoné. I futur në fushë në minutën e 40-të, në vend të të dëmtuarit Gory, lojtari me një të kaluar në Serie A, gjeti golin fitues në minutën e 74-t.

Dembélé, Doué dhe Mendes, të aktivizuar në pjesën e dytë nga trajneri Luis Enrique, nuk arritën ta ndryshonin fatin e ndeshjes. Kupa e Francës humb kështu mbajtësen e trofeut dhe favoriten kryesore për të shkuar në finale.

Të lidhura

None found

Në “Parc des Princes” shkoi çdo gjë keq për PSG. Vetëm 8 ditë pas fitores 2-1 të kampionëve absolutë në Francë, vjen hakmarrja e Paris FC. Jonathan Ikoné nuk duhej të luante, por dëmtimi i Gory i dha mundësinë të zbriste në fushë dhe ai vendosi ndeshjen.

Luis Enrique kishte bërë rotacion, duke lënë jashtë big-ët Marquinhos, Joao Neves, Nuno Mendes, Dembélé dhe Doué. Aktivizoi disa prej tyre në fund dhe PSG ushtroi presion, por pa rezultat. Paris FC merr kështu një fitore historike në derbin e kryeqytetit francez, duke nxjerrë PSG nga gara për njërin nga trofetë sezonalë.

Tags: kvaraPSG

të fundit

Rizgjedhja e Haxhiut në krye të Kuvendit, a nis një afat i ri si ushtruese e detyrës së presidentes?

Rizgjedhja e Albulena Haxhiut në krye të Kuvendit ka hapur një debat të ri: a mund ajo ta ushtrojë detyrën…

54 seconds ago

Pas më shumë se 100 ditësh protestë, Qori kërkon shpërndarjen e Kuvendit dhe zgjedhje të parakohshme: Mazhoranca ka humbur legjitimitetin

Kreu i Lëvizjes Bashkë, Arlind Qori, i ftuar në emisionin “Minuta e Parë” në News24, deklaroi se rezistenca qytetare që…

2 minutes ago

After successfully passing the Bar Examination, 248 candidates receive certification

Ministrja në detyrë e Drejtësisë, Donika Gërvalla ka bërë të ditur se 248 kandidatë janë certifikuar pas përfundimit me sukses…

3 minutes ago

Does Haxhiu have the right to lead the presidency even after October 4?

Në më pak se një muaj, Kosova mund të përballet me një gjendje të pasigurt kushtetuese, nëse deri më 4…

4 minutes ago

Rain forecast raises hopes for numerous fire hotspots

Situata me zjarret mbetet shqetësuese. Zjarre janë përhapur në disa zona duke paraqitur rrezik për mjedisin.Nga Qendra për Menaxhim me…

7 minutes ago

Mickoski warns: Electricity prices will not change and could even decrease

"Për energjinë elektrike, po bëjmë metodologji të tentojmë, të paktën, të ruajmë të njëjtin çmim, e pse të mos përpiqemi…

7 minutes ago