Categories: sport

PSG drejt vendimit për stadiumin e ri, projekti parashikon investim prej 2 miliardë eurosh

Paris Saint-Germain pritet të bëjë në javët e ardhshme një njoftim të rëndësishëm për vendndodhjen e stadiumit të ardhshëm. Klubi francez duhet të zgjedhë mes rikonstruksionit të Parc des Princes, me një kosto marramendëse prej 2 miliardë eurosh, dhe ndërtimit të një impianti të ri në një qytet periferik.

Të lidhura

None found

Vendimi do të merret pas takimit përfundimtar me tre qytetet që kanë mbetur në garë për të pritur stadiumin e PSG-së.

Ideja për ndërtimin e një stadiumi të madh u bë publike për herë të parë katër vjet më parë, ndërsa projekti tashmë ka hyrë në një fazë vendimtare. Sipas Le Parisien, shpallja e vendimit përfundimtar lidhur me këtë investim të madh infrastrukturor është pranë.

Drejtuesit e klubit synojnë të komunikojnë zgjedhjen e tyre menjëherë pas përfundimit të takimit të shumëpritur, duke i dhënë fund pasigurisë. Një vendim i prerë pritej të merrej pikërisht në këtë periudhë, ashtu siç ishte premtuar një vit më parë.

Presidenti Nasser Al-Khelaifi ka kërkuar prej vitesh që Bashkia e Parisit t’i japë mundësinë klubit për të blerë përfundimisht Parc des Princes. Synimi i pronarëve është që stadiumi historik të shndërrohet në një impiant më modern e më të madh, i rrethuar nga një hapësirë e konceptuar posaçërisht për ngjyrat e klubit parisien. Edhe pse gjatë fushatës së fundit komunale u krijua përshtypja se kjo mundësi ishte hapur, çmimi përfundimtar, kostot aktuale dhe plani i zhvillimit rezultuan shumë më kompleksë.

Megjithatë, Bashkia e Parisit vijon të deklarojë se negociatat “po ecin në drejtimin e duhur”, sipas zërave pas mbledhjes së fundit të Këshillit të Parisit. Projekti i parashikuar synon të ndryshojë tërësisht zonën nga Porte d’Auteuil deri në Porte de Saint-Cloud, përmes një zhvillimi monumental urban.

Planet e hartuara nga arkitektët parashikojnë një stadium me kapacitet prej 70,000 vendesh. Për realizimin e tij do të duhet të mbulohet unaza e afërt parisiene, në mënyrë që të krijohet një shesh i gjerë publik.

Në këtë hapësirë pritet të vendosen ndërtesat kryesore të klubit, një muze kushtuar PSG-së, dyqani zyrtar, si edhe ambiente të ndryshme sportive. Mes tyre përfshihen edhe fushat e padelit, sport që pëlqehet veçanërisht nga Al-Khelaifi.

Kostoja e përgjithshme e projektit llogaritet në 2 miliardë euro. Në këtë shumë përfshihen blerja e stadiumit, punimet e mëdha të ndërtimit dhe zhvillimi urban i zonës përreth.

të fundit

Maqedonia e Veriut ndalon përkohësisht vaksinimin BCG pas raportimeve nga Kroacia

Ministria e Shëndetësisë njofton se përkohësisht pezullohet imunizimi me vaksinën BCG, pas informacioneve të publikuara në mediat kroate për reaksione…

3 minutes ago

Mbi 4,500 përfitues fiktivë të ndihmës sociale zbulohen mes të ndjerëve dhe personave të zhvendosur

Më shumë se 4,500 “përfitues të rremë” të ndihmës minimale të garantuar dhe sigurimeve shoqërore u zbuluan gjatë kontrolleve të…

4 minutes ago

Përditësimi i vlerave në La Liga: Vinicius Jr pëson rënien më të fortë, ndërsa yjet e Barcelonës rriten

Përditësimi më i fundit i vlerës së tregut të La Ligas nga Transfermarkt është publikuar me rregullimet e bëra në…

13 minutes ago

Enea Karakaçi: Kontrata për trenat Tiranë-Durrës-Rinas do të përcaktojë oraret, financimin dhe standardet e shërbimit

Shqipëria po përgatit Kontratën e Shërbimit Publik për transportin hekurudhor të udhëtarëve në korridorin Tiranë-Durrës-Aeroporti i Rinasit. Këtë e bëri…

16 minutes ago

Bekim Sali: Ali Ahmeti po pengon ligjin e parashikuar në Marrëveshjen e Ohrit

Zëvendëskryeministri i Parë dhe ministri në Ministrinë për çështje evropiane, Bekim Sali, intervistën e radhës e ka dhënë për emisionin…

17 minutes ago

E rëndë në Tiranë/ Humb jetën në spital 12-vjeçari, për çfarë dyshohet

Ditën e djeshme, një 12-vjeçar ka ndërruar jetë në një spital në Tiranë. Sipas të dhënave paraprake, dyshohet se i…

19 minutes ago