sport

PSG do të largohet nga “Parc des Princes” pas 50 vitesh

Presidenti i kampionit francez të Paris SG, Nasser Al-Khelaifi, ka njoftuar se klubi do të largohet nga “Parc des Princes”, ku ka luajtur ndeshjet e tij në shtëpi që nga viti 1974.

Kjo pasi qyteti i Parisit që e zotëron stadiumin refuzoi të shesë pronën e tyre.

Të lidhura

None found

“Ne kemi vite që përpiqemi të blejmë stadiumin, por nga qyteti na thonë se nuk është në shitje. Ne humbëm shumë kohë në këtë histori dhe tani ka mbaruar për ne, duam të largohemi nga Parku i Princave”, ka thënë Al-Khelaifi.

Kryetarja e bashkisë së Parisit, Anne Hidalgo, tha vitin e kaluar se ajo nuk donte të shiste stadiumin dhe në fillim të kësaj jave, asambleja e qytetit konfirmoi këtë pozicion.

“Shitja e stadiumit nuk është e pranueshme sepse është një vendim pas të cilit nuk ka kthim prapa. Ne nuk duam të shesim trashëgiminë parisiene,” shpjegoi nënkryetari i bashkisë së Parisit, përgjegjës për sportin, Pierre Rabadan.

Pra vendimin për të mos shitur stadiumi është marr dhe tani PSG duket se do të ndërtojë një të ri në pronësi të tyre. /Telegrafi/

të fundit

Golden Boy 2026 ngushton garën në 25 emra, me epërsi të talenteve nga Liga Premier dhe La Liga

Vetëm 25 të rinj kanë mbetur tani në garë për një nga çmimet më të lakmuara të futbollit “Golden Boy”.I…

9 seconds ago

Dy tetovarë ndalohen pasi iu gjetën marihuanë dhe heroinë

MPB Maqedoni njofton se dje 05.10.2026, në orën 21:20 dhe 21:55, në Tetovë, nëpunës policorë të Ekipit Mobil “Task Force”…

18 minutes ago

Kupa e Shqipërisë, startojnë tri përballjet e turit të parë – ndiqni rezultatet LIVE

Kupa e ShqiperiseKanë nisur 3 ndeshjet e turit të parë të Kupës së Shqipërisë, nga ku skuadrat do të kërkojnë…

19 minutes ago

Ish-agjenti i CIA-s me 303 shufra ari, me vlerë 40 milionë dollarë, del para gjykatës

Një ish-oficer i CIA-s, në banesën e të cilit autoritetet gjetën 303 shufra ari me vlerë rreth 40 milionë dollarë,…

19 minutes ago

Nëna sjell në jetë fëmijën e 11-të në maternitetin “Mbretëresha Geraldinë” në Tiranë (VIDEO)

Materniteti “Mbretëresha Geraldinë”, ka bërë të ditur përmes një njoftimi në rrjetet sociale se një nënë ka sjellë në jetë…

20 minutes ago

North Macedonia temporarily suspends BCG vaccination following reports from Croatia

Ministria e Shëndetësisë njofton se përkohësisht pezullohet imunizimi me vaksinën BCG, pas informacioneve të publikuara në mediat kroate për reaksione…

23 minutes ago