Categories: sport

Pse shtetet me popullsinë më të madhe nuk arrijnë të jenë pjesë e Kupës së Botës?

Kur Lionel Messi realizoi golin e tij të parë në Kupën e Botës 2026 kundër Algjerisë, në Dhaka, kryeqytetin e Bangladeshit, mijëra njerëz shpërthyen në festë. Pamjet të krijonin përshtypjen e një skene nga Argjentina, sepse shumë tifozë kishin veshur fanellat bardhekaltra, ndonëse mes tyre nuk ndodhej asnjë argjentinas.

Të lidhura

None found

Bëhej fjalë për tifozë vendas që prej vitesh janë lidhur fort me Argjentinën dhe Messin, pasi përfaqësuesja e tyre nuk ka mundur të sigurojë një vend në skenën më të madhe të futbollit botëror. Skena të ngjashme janë regjistruar edhe në Indi dhe Indonezi, ku miliona njerëz e ndjekin me zjarr Botërorin, edhe pse ekipet e tyre mungojnë.

Nga 10 shtetet më të populluara në planet, vetëm dy marrin pjesë në këtë Botëror: Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Brazili. Rusia dhe Nigeria kanë qenë pjesëmarrëse disa herë në të kaluarën, ndërsa Kina dhe Indonezia e kanë provuar turneun më të madh të futbollit vetëm nga një herë.

India, Bangladeshi, Etiopia dhe Pakistani, ndërkohë, mbeten ende në pritje të debutimit të tyre në Kupën e Botës. India madje ishte kualifikuar teknikisht për Botërorin e vitit 1950 në Brazil, por u tërhoq përpara nisjes së kompeticionit.

“Është e papranueshme që një vend me miliona tifozë futbolli të jetë kaq larg në këtë sport”, është shprehur aktori dhe tifozi i njohur bangladeshas, Audite Karim.

Në pamje të parë, një popullsi e madhe duket se duhet të prodhojë më shumë talent për t’u identifikuar. Shumë prej vendeve që e kanë fituar Kupën e Botës, si Argjentina, Brazili, Anglia, Franca, Gjermania, Italia dhe Spanja, kanë popullsi relativisht të mëdha.

Megjithatë, eksperti britanik dhe ekonomisti Stefan Szymanski, bashkautor i librit “Soccernomics”, thekson se madhësia e popullsisë është vetëm një element i formulës.

“Futbolli është i ngjashëm me ekonominë. Për të lulëzuar nevojiten njerëz, por gjithashtu kapital dhe infrastrukturë”, thotë ai.

Sipas tij, vendet që arrijnë sukses kanë nevojë për akademi dhe ambiente moderne stërvitore.

Po ashtu, ato duhet të kenë aftësinë për të zbuluar talentet.

Një tjetër kusht është investimi afatgjatë në zhvillimin e futbollistëve.

Pasuria përbën një tjetër faktor me peshë. Në analizat e tij, Szymanski ka dalë në përfundimin se shumica e vendeve që kanë fituar trofe të mëdhenj kanë pasur të ardhura të larta për banor.

Sidoqoftë, Brazili dhe Argjentina përbëjnë dy përjashtime të mëdha. Të dyja përfaqësueset kanë fituar së bashku tetë Kupa Bote, megjithëse të ardhurat mesatare për banor janë më të ulëta se niveli që zakonisht shoqërohet me suksesin.

Sipas Szymanskit, shpjegimi kryesor lidhet me traditën dhe përvojën historike.

“Vendet që kanë fituar Kupën e Botës janë ato që dominonin futbollin 100 vite më parë”, shpjegon ai.

Një ndër shembujt më domethënës është Uruguai, një vend me vetëm rreth 3.5 milionë banorë, por me dy Kupa Bote të fituara, në 1930 dhe 1950.

Bazamenti i këtij suksesi qëndron te historia e hershme futbollistike e vendit. Uruguai zhvilloi ndeshjen e tij të parë ndërkombëtare në vitin 1902, shumë kohë përpara disa shteteve që sot kanë popullsi dukshëm më të mëdha.

Në krahun tjetër, një pjesë e madhe e vendeve afrikane dhe aziatike janë futur më vonë në zhvillimin serioz të futbollit dhe ende po përpiqen të ngushtojnë hendekun.

Maroku bëri histori në Botërorin 2022, duke u shndërruar në kombëtaren e parë afrikane që shkoi në gjysmëfinale, ndërsa Koreja e Jugut mbetet i vetmi shtet aziatik që e ka mbyllur turneun mes katër më të mirëve, në vitin 2002.

Rasti i Kinës mbetet një nga më interesantët. Edhe pse ka investuar shumë dhe ka arritur rezultate në sportet olimpike, futbolli i meshkujve nuk ka bërë përparimin e pritur.

Mark Dreyer, ekspert i futbollit kinez, mendon se pengesa kryesore është ndërhyrja e tepërt e shtetit.

“Në Kinë gjithçka kontrollohet nga lart. Futbollin duhet ta udhëheqin njerëz të futbollit, por ka shumë ndërhyrje politike”, ka thënë ai.

Kina nuk ka arritur të kthehet në Kupën e Botës që prej vitit 2002, ndonëse gjatë dekadës së fundit ka shpenzuar shumë para për rritjen e këtij sporti dhe ka tërhequr një numër të madh yjesh nga Evropa e Amerika e Jugut.

India, nga ana tjetër, përballet me një sfidë tjetër. Ajo është një nga superfuqitë botërore të kriketit, ndërsa liga profesionale IPL renditet ndër më të pasurat në sport.

Ish-futbollisti indian Shyam Thapa thotë se suksesi i kriketit ka bërë që shumë familje të klasës së mesme t’i orientojnë fëmijët drejt këtij sporti, në vend të futbollit.

Edhe Indonezia paraqet një rast interesant. Ajo ka marrë pjesë vetëm një herë në Botëror, në vitin 1938 si Inditë Lindore Holandeze, ndërsa kohët e fundit ka treguar progres në eliminatore.

Megjithatë, ky përparim është ndërtuar kryesisht përmes afrimit të lojtarëve të lindur në Evropë me origjinë indoneziane, dhe jo vetëm falë zhvillimit të talenteve vendase.

Në të njëjtën kohë, vende si Etiopia, Bangladeshi dhe Pakistani vazhdojnë të përballen me mungesë investimesh dhe infrastrukture.

Etiopia, për shembull, ka vuajtur nga mungesa e stadiumeve, ndërsa përfaqësuesja e saj është detyruar t’i zhvillojë ndeshjet si vendase në Marok.

Në fund, përvoja tregon qartë se numri i madh i banorëve nuk e siguron automatikisht suksesin në futboll. Për të ndërtuar një kombëtare konkurruese duhen vite pune, kulturë futbolli, infrastrukturë dhe një sistem i mirëfilltë zhvillimi.

të fundit

Sistemi “One Pedal Drive” po ngjall shqetësime për shtimin e aksidenteve me automjetet elektrike

Automjetet elektrike sjellin shumë përparësi, si drejtim më të qetë, përshpejtim të shpejtë dhe konsum më efikas të energjisë. Megjithatë,…

2 hours ago

Audi përgatit një kthesë të fortë në kabinë, rikthen më shumë kontrolle fizike

Prodhuesi gjerman i veturave, Audi po përgatit ndryshime të mëdha në dizajnin e kabinës së automjeteve të tij. Kompania pritet…

2 hours ago

Middle East conflict/ US announces sanctions against Tehran in response to new attacks in the Strait of Hormuz

Shtetet e Bashkuara kanë njoftuar sanksione të reja kundër Iranit në përgjigje të sulmeve të reja ndaj anijeve ndërkombëtare në…

2 hours ago

March in Tirana stops near Embassy Street, protesters demand Rama’s departure: Corrupt!

Qytetarët vijuan marshimin në rrugët e kryeqytetit pas përfundimit të fjalimeve përpara Kryeministrisë, në ditën e 41-të të protestave kundër…

2 hours ago

Rokas from Kičevo: Without recreational spaces for young people, the solution cannot remain casinos and betting shops

Euromabsadori Mihalis Rokas në vizitën e tij në Komunën e Kërçovës është njoftuar për së afërmi me sfidat e këtij…

2 hours ago

VIDEO/ Merino vendos sërish për Spanjën, Belgjika bie 2-1 dhe “Furia e Kuqe” siguron duelin me Francën në gjysmëfinale

Mikel MerinoSpanja ka fituar përballë Belgjikës, në ndeshjen e vlefshme për çerekfinalen e Botërorit 2026 [...]Read More...

2 hours ago