Kylian Mbappe është shpallur fitues i Këpucës së Artë Evropiane për sezonin e kaluar, pavarësisht se Viktor Gyokeres i Sporting Lisbonës shënoi më shumë gola në kampionatin portugez.
Francezi realizoi 31 gola në La Liga dhe 42 në të gjitha garat, duke vendosur një rekord të ri për një lojtar debutues te Real Madridi.
None found
Edhe pse Gyokeres shënoi 39 gola në ligën portugeze, ai nuk e mposhti Mbappen për shkak të sistemit të pikëzimit të UEFA-s, i cili favorizon golat e shënuar në ligat më të forta si La Liga.
Çdo gol në Spanjë vlen dy pikë, ndërsa në Portugali 1.5 pikë.
Mbappe grumbulloi 62 pikë, ndërsa Gyokeres 58.5, diferencë kjo që ia dha francezit trofeun prestigjioz. Kjo është një shembull tipik se si koeficientët e ligave ndikojnë drejtpërdrejt në garën për Këpucën e Artë.
Francezi pati një fillim të ngadalshëm te Reali, duke mos shënuar në tri ndeshjet e para dhe duke u përballur me një dëmtim muskulor në shtator. Megjithatë, ai shpërtheu në gjysmën e dytë të sezonit me gola vendimtarë në garat kryesore.
Mbappe shënoi tregolësh ndaj Barcelonës dhe Manchester Cityt, dhe në total, 29 nga golat e tij erdhën në vitin 2025, duke dëshmuar formën mbresëlënëse në pjesën më të rëndësishme të sezonit.
Në një konferencë për shtyp, Mbappe pranoi vështirësitë fillestare dhe theksoi përkushtimin ndaj klubit të ri: “Nuk erdha në Madrid për të luajtur keq. Mendova shumë dhe kur mendon shumë, nuk luan mirë. Tani po mendoj vetëm të jap më të mirën time”.
Cristian ShpendiTre gola të cilat e çojnë në kuotën e 12-tëve sezonalë [...]Read More...
Desire Doue do të përballet me një periudhë të gjatë rikuperimi pas këputjes së ligamentit të kryqëzuar anterior në gjurin…
Evisa Pacolli përfaqëson Kosovën në edicionin e 75-të të Miss Universe, finalja e të cilit mbahet më 24 nëntor në…
Cristian ShpendiCristian Shpendi ka gjetur golin e 9-të sezonal, në sfidën që po luhet në këto momente mes Cesenës dhe…
Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Drita Pajaziti, ka bërë të ditur se Komisioni për Mjedis, Planifikim Hapësinor, Ushqim, Bujqësi, Pylltari, Zhvillim…
Procedura më të shkurtra administrative, më shumë shërbime digjitale dhe përdorim më i madh i teknologjive moderne në kompanitë vendase…