sport

Pse dyshen Manaj-Broja? Sylvinho: Koha për prova!

Trajneri i kombëtares shqiptare, Sylvinho foli në konferencën për shtypin përpara miqësoreve me Kilin (22 mars) dhe Suedinë (25).

Sylvinho, ndër të tjera tha:

“Kili-Suedi? Janë dy ndeshje shumë të rëndësishme. Çdo lojtar ka historinë e ardhjes deri këtu. Është momenti që ne të provojmë sa më shumë elementë.

Manaj-Broja? Kemi një rrugëtim përpara, do të luajmë këto dy ndeshje, në të cilat jemi shumë të përqendruar. Jam shumë i karikuar në punën time dhe në vëzhgimin e Manajt dhe Brojës.

Duhet të rritim nivelin tonë të lojës në çdo drejtim, sepse do të përballemi në Europian me kundërshtarë të nivelit të lartë.

Zgjedhjet e Europianit do të jenë të vështira, por atë vuajtje le ta lë për muajin maj. Tani të fokusohemi te Kili dhe Suedia. Nuk e kam mendjen te lista finale e Europianit.

Frikë? Jo, kurrë. Nuk kam frikë nga impakti që do të kenë lojtarët e rinj. Kombëtarja është e hapur, e kam thënë që në fillim. Nuk jemi një klub me 23-24 lojtarë, që pret merkaton për t’u përforcuar.

Raporti në dhomat e zhveshjes është shumë i mirë. Dhe as që jam i shqetësuar për këtë aspekt.

Kemi rastin e Hoxhës, të cilin e ndjekim prej 3 muajsh. Nuk është i vetmi, kemi ndjekur edhe lojtarë të tjerë. Dera është e hapur për të gjithë”.

të fundit

EMRI/ “Kris” arma në Shkodër, vritet 61-vjeçari, autori në arrati

Një vrasje me armë zjarri ka tronditur fshatin Abat në zonën Shalës në Shkodër. Sipas raportimeve, viktimë ka mbetur 61-vjeçari…

34 minutes ago

Shorti i Champions League, përballje të mëdha

Liga e Kampionëve 2025/26 ka filluar. Në Montecarlo është hedhur shorti i fazës në grup, skuadrat kanë mësuar kundërshtarët e…

1 hour ago

Skema piramidale online u grabiti 20 milionë dollarë shqiptarëve, eksperti i IT: Janë 10 mijë viktima

Skemat piramidale online nuk janë shfaqur tani, ato kanë tre vite që operojnë në Shqipëri. Këto platforma janë bërë aq…

2 hours ago

BE-ja pezullon përkohësisht takimet zyrtare me Kurtin dhe ministrat deri në formimin e një qeverie me mandat të plotë

Bashkimi Evropian përmes një letre ka njoftuar se do të pezullojë përkohësisht mbajtjen e takimeve me kryeministrin e Kosovës, Albin…

2 hours ago

Sulmet në Kiev, Giorgia Meloni: Rusia s’ka ndërmend të negociojë për paqen! BE do vazhdojë të mbështesë Ukrainën

Kryeministrja italiane, Giorgia Meloni, ka dënuar ashpër sulmet e fundit ruse në Kiev, ku u prekën edhe zyrat e Delegacionit…

2 hours ago

Nora Istrefi shijon pushimet në fund të verës – mahnit ndjekësit në rrjetet sociale me linjat trupore

Këngëtarja e njohur Nora Istrefi, interpretuese e hitit të njohur “Dy Shokë”, po shijon disa ditë të mira pushimi në…

2 hours ago