Categories: sport

Pse Atletico Madrid po i reziston çdo tentative për Julian Alvarezin?

Julian Alvarez mbetet padyshim një prej emrave më të përfolur në këtë afat kalimtar veror. Fillimisht Barcelona dukej se kryesonte garën për sulmuesin argjentinas, por së fundmi edhe Arsenali ka hyrë me forcë në skenë.

Të lidhura

None found

Burime nga The Independent tregojnë se klubi londinez po nxiton të finalizojë transferimin, pasi trajneri Mikel Arteta e konsideron 26-vjeçarin si përforcimin ideal për vijën e sulmit. Qëllimi i “Topçinjve” është që lojtari t’i bashkohet skuadrës sapo të nisë përgatitjet më 20 korrik.

Megjithatë, ky operacion parashikohet të jetë tejet i ndërlikuar. Vetë Alvarez duket se e preferon të ardhmen në futbollin spanjoll, ku në krye të listës së tij qëndrojnë Barcelona dhe Real Madridi.

Sfida më e madhe për çdo pretendente mbetet pozicioni i palëkundur i Atletico Madridit. Drejtuesit e klubit kryeqytetas nuk kanë asnjë synim për të shitur një prej lojtarëve të tyre më të çmuar dhe vazhdojnë të kthejnë mbrapsht të gjitha propozimet që u vijnë.

Burime pranë negociatave bëjnë të ditur se Arsenali është gati të derdhë deri në 105 milionë euro, ndërkohë që Real Madridi më herët ka treguar gatishmëri të kalojë edhe shifrën e 120 milionë eurove.

Për më tepër, raportimet flasin se së fundi Atletico Madrid ka hedhur poshtë një ofertë prej 150 milionë eurosh për Alvarezin, duke dhënë kështu një sinjal të qartë se nuk ka ndërmend të heqë dorë nga bomberi argjentinas, i cili ka një kontratë të vlefshme deri në verën e vitit 2030.

Edhe Barcelona vijon të qëndrojë në lojë, por gjendja e brishtë financiare e katalanasve e bën misionin thuajse të pamundur. Presidenti Joan Laporta e ka thënë troç se propozimi i blaugranëve nuk do të rrijë pezull pambarimisht.

Gazetari i njohur Fabrizio Romano e citon Laportën të ketë deklaruar: “Oferta jonë fillestare është ende mbi tavolinë, por ajo nuk do të ketë vlefshmëri pafundësisht.”

Me përfshirjen e Barcelonës, Real Madridit, Arsenalit dhe më parë edhe të Paris Saint-Germainit, e ardhmja e Julian Alvarez pritet të mbetet një ndër çështjet më të nxehta të kësaj merkatoje verore.

të fundit

Xabi Alonso dhe Álvaro Arbeloa përballen në Ligën Premier pas një miqësie të gjatë

Ndeshja mes Fulhamit dhe Chelseat solli edhe një moment të veçantë jashtë fushës, me ribashkimin e dy ish-bashkëlojtarëve dhe miqve…

4 hours ago

Taranto 2026”, Shqipëria U-21 fiton ndaj Kosovës dhe ngjitet në kuotën e 4 pikëve

Lojërat Mesdhetare “Taranto 2026”Kombëtarja shqiptare U-21 ka marrë fitoren e parë në Lojërat Mesdhetare “Taranto 2026”, teksa ka mundur Kosovën…

4 hours ago

Horoskopi 25 gusht 2026, zbuloni parashikimet e yjeve

Dashi Mos e lini për asnjë moment pas dore partnerin tuaj sot sepse mund t’iu lindin debate dhe mosmarrëveshje te…

4 hours ago

This is Florion Dalladaku, the 45-year-old who killed his mother and seriously injured his father

Personi që shihni në këtë fotografi është shtetasi Florion Dalladaku, 45 vjeçari nga fshati Zhymë i njësisë Krutje në Lushnje,…

4 hours ago

Begaj congratulates red-and-black wrestlers on three medals at “Taranto 2026

Presidenti Bajram Begaj ka uruar ekipin shqiptar të mundjes për rezultatet e arritura në Lojërat Mesdhetare “Taranto 2026”. Mundësit kuqezi…

4 hours ago

FIFA zhbllokon merkaton e Tiranës, Klafuriç mund të llogarisë afrimet e reja

TiranaTirana është e lirë të regjistrojë afrimet e verës [...]Read More...

4 hours ago