Çështja e së ardhmes së Julian Alvarez është rikthyer sërish në fokusin e merkatos, pas një zhvillimi të ri që lidhet me situatën e tij sportive dhe kontraktuale.
None found
Te Atletico Madrid e dinë se sulmuesi argjentinas 26 vjeç ka shfaqur javët e fundit vullnetin për të ndërruar ambient, edhe pse mbetet i lidhur me kontratë deri në vitin 2030 dhe konsiderohet një prej elementëve më të rëndësishëm të skuadrës.
“La Arana”, siç njihet sulmuesi, mësohet se e ka bërë tashmë të qartë se nuk dëshiron të vazhdojë te klubi madrilen, një sinjal që ka shtuar shqetësimin në “Metropolitano”.
Gjithsesi, e gjithë panorama vijon të kushtëzohet nga zhvillimet e Kupës së Botës, faktor që ka frenuar çdo hap konkret dhe ka lënë të hapura ende disa çështje.
Barcelona mbetet pista më e mundshme për të ardhmen e lojtarit, ndonëse deri në këtë pikë Atletico ka mbajtur një qëndrim të prerë dhe pa lëkundje.
Sipas të përditshmes AS, klubi katalanas nuk ka ndërmend ta lërë të zvarritet më tej këtë periudhë pasigurie dhe synon të përshpejtojë vendimmarrjen sapo të marrë fund angazhimi i sulmuesit në Kupën e Botës, që mund të përfundojë në ditët e ardhshme ose të vijojë edhe për një javë tjetër.
Në të njëjtën kohë, Barça po analizon edhe opsione të tjera, nëse marrëveshja përfundimisht nuk realizohet.
Ministrja e Mjedisti dhe ish- deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Fitore Pacolli, ka bërë të ditur se Prokuroria Speciale e ka…
Albert Sylaj, i dyshuari për vrasjen e Arlinda Zekajt në Vitomiricë të Pejës, raportohet se ka kërcënuar me vrasje edhe…
Drejtoresha ekzekutive e Agjencisë për Barazi Gjinore në kuadër të Zyrës së Kryeministrit, Edi Gusia, ka kërkuar që në rastin…
Një debat i ashpër ka shpërthyer mes kryetarit të Partisë Mundësia, Agron Shehaj dhe analistit Alban Dudushi. Gjithçka nisi kur…
I ftuar në “Now me Erla Mëhillin”, eksperti i kriminalistikës Ervin Karamuço foli për plagosjen e Erjon Vishkullit në sy…
Një tregtar 35-vjeçar me shtetësi kineze është denoncuar në Itali, pasi vendosi në raftet e dyqanit të tij tabela me…