sport

Provokoi në mes të tensioneve, Komiteti Olimpik i Kosovës kërkon procedura disiplinore ndaj Djokoviçit

Autoritetet olimpike të Kosovës kërkuan nga Komiteti Olimpik Ndërkombëtar që të hapë procedura disiplinore kundër tenistit serb, Novak Gjokoviç, për, siç thanë, nxitje të tensioneve politike me deklaratën e tij se “Kosova është zemra e Serbisë”, të bërë në turneun French Open.

Gjokovië e shkroi mesazhin në një objektiv kamere pas fitores së tij në rundin e parë, të hënën.

Të lidhura

None found

Në këtë ditë, 30 trupa paqeruajtëse të NATO-s u lënduan në përleshjet me protestuesit serbë në qytetin Zveçan – pjesa veriore e Kosovës.

Autoritetet serbe thanë se 52 protestues u lënduan në përleshje.

Dhuna shpërtheu pasi kryetarët shqiptarë të komunave me shumicë serbe në veri të Kosovës, morën detyrën.

Gjokoviç tha se është kundër çdo lloji të konfliktit, por mbrojti deklaratën e tij, ndërsa situatën në Kosovë e përshkroi si “precedent”.

Kryetari i Komitetit Olimpik të Kosovës, Ismet Krasniqi, tha se “Gjokoviç ka promovuar sërish propagandën e nacionalistëve serbë dhe ka përdorur platformën sportive për ta bërë këtë”, raporton agjencia e lajmeve, Reuters.

“Deklaratat e mëtejshme, pas ndeshjes, të bëra nga një personazh i tillë publik, pa asnjë ndjenjë pendimi, rezultojnë drejtpërdrejt në rritjen e nivelit të tensioneve dhe dhunës midis dy vendeve”, tha Krasniqi.

Sipas tij, Komiteti Olimpik Ndërkombëtar duhet ta hetojë rastin, duke hapur procedura disiplinore kundër sportistit.

Ministrja e Sportit e Francës, Amelie Oudea-Castera, vendi i së cilës do t’i organizojë Lojërat Olimpike verore në Paris, vitin e ardhshëm, tha se mesazhi i Gjokoviçit ishte qartazi “i pavend”.

“Ekziston një parim i neutralitetit për fushën e lojës. Kur keni mesazhe për mbrojtjen e të drejtave të njeriut, mesazhe që i bashkojnë njerëzit rreth vlerave universale, një person sportiv është i lirë t’i shprehë ato”, tha Oudea-Castera për televizionin francez.

“Por, në këtë rast, ishte një mesazh shumë aktivist, shumë politik. Nuk duhet të përfshiheni, sidomos në rrethanat aktuale, dhe nuk duhet të përsëritet më”, shtoi ajo.

Gjokoviç tha se nuk zmbrapset dhe se të njëjtën do ta bënte sërish.

Komiteti Olimpik Ndërkombëtar nuk ka dalë ende me ndonjë koment.

Të martën, Federata e Tenisit e Kosovës tha se komentet e Gjokoviçit janë për “keqardhje.

të fundit

Jakup Krasniqi përfundon qëndrimin pranë familjes në Kosovë

Jakup Krasniqi ka përfunduar vizitën e tij në familje. Ish-kryeparlamentari i Kosovës kishte ardhur sot në vend për arsye humanitare,…

2 minutes ago

Kurti pa qëndrim për vendimin e Speciales ndaj Thaçit dhe të bashkakuzuarve

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, nuk ka komentuar aktgjykimin e shqiptuar të martën nga Gjykata Speciale në Hagë ndaj ish-presidentit…

2 minutes ago

Arda Guler zgjat qëndrimin te Real Madridi deri në vitin 2032

Mesfushori turk, Arda Guler do të vazhdojë të jetë pjesë e skuadrës së Real Madridit edhe për një periudhë të…

4 minutes ago

Dimitrovski: The shortage of programmers in Macedonia is linked to qualifications and youth emigration

Inteligjenca artificiale përdoret nga 85% e kompanive të Tekonologjisë Inofrmative dhe Komunikuese (TIK), thotë Jordan Dimitrovski, kryetaroi i Bordit të…

5 minutes ago

51 apartments in Ohrid go on sale at prices below the private market level

Shteti ka nxjerrë në shitje 51 banesa në Ohër, me çmim fillestar prej 1.350 euro për metër katror, i cili…

5 minutes ago

Shasivari: Protecting children from violence requires cooperation across borders

Ministri i Drejtësisë, Jeton Shasivari, po merr pjesë në Konferencën e Dytë Globale Ministrore për Eliminimin e Dhunës ndaj Fëmijëve,…

5 minutes ago