sport

Simbole shoviniste në Botëror, Kosova bën ankesë te FIFA për Serbinë

Serbia u mposht nga Brazili mbrëmjen e djeshme me rezultatin 2-0.

Tifozët serb kanë zgjedhur ta lënë pas futbollin dhe të shpalosin simbole nacionaliste në stadium.

Të lidhura

None found

Ata kanë hapur një flamur ku shihet harta e Kosovës me ngjyrat e flamurit serb. Dhe jo vetëm kaq. I njëjti flamur është gjendur edhe në dhomën e zhveshjes të lojtarëve serbë.

Për këtë gjë, Federata e Futbollit të Kosovës dhe Komiteti Olimpik i Kosovës, kanë dërguar ankesë te FIFA dhe Komiteti Internacional Olimpik Kombëtar./ h.ll/albeu.com

Njoftimi i plotë:

“KOK dërgon ankesë në IOC dhe FIFA për veprimin e ulët të Serbisë në Kupën e Botës “Katar 2022”

Komiteti Olimpik i Kosovës e ka pritur me shqetësim të madh veprimin e radhës që vjen nga Serbia, e cila edhe një herë përmes veprimeve të turpshme e përfshijnë politikën me sport.

Këtë herë, një gjest i tillë vjen jo vetëm nga tifozët, por nga Kombëtarja e Serbisë në futboll, dhe pikërisht në ngjarjen më të madhe të futbollit, Kupën e Botës 2022, që po zhvillohet në Katar.

Drejtuesit e Federatës Serbe lejuan që një flamur me ngjyra serbe dhe me hartën e Republikës së Kosovës, si dhe me mesazh urrrejtje “Nuk ka dorëzim”, të vendoset në zhveshtoret e Kombëtares së Serbisë, para dhe pas ndeshjes me Brazilit.

Është e turpshme se si udhëheqësit e Federatës së Futbollit të Serbisë lejuan të shfaqin mesazhe të tilla urrejtje ksenofobike dhe gjenocidale ndaj një shteti me të drejta të barabarta në Komitetin Olimpik Ndërkombëtar (IOC) dhe FIFA e UEFA.

Komiteti Olimpik i Kosovës në koordinim të plotë me Federatën e Futbollit të Kosovës, ka dërguar sot ankesën në Komitetin Olimpik Ndërkombëtar, anëtare e së cilës është, por edhe në FIFA, anëtare e së cilës është FFK, në mënyrë që të dyja të marrin veprime të menjëhershme ndaj Federatës së Futbollit të Serbisë, konform kartës olimpike dhe rregullave të FIFA-s.

Sot, gjatë ditës, ankesë në FIFA ka bërë edhe FFK.

Besojmë se IOC dhe FIFA do të jenë të vëmendshme ndaj këtij veprimi dhe në Kupën e Botës Katar 2022 të mbretërojë vetëm fryma sportive dhe korrektësia”, thuhet në njoftimin e tyre.

të fundit

Albert Sylaj arrested after two days on the run

Albert Sylaj, i dyshuari për vrasjen e Arlinda Zekajt në Vitomiricë të Pejës, është arrestuar mbrëmjen e së martës, pas…

5 hours ago

Albert Sylaj arrestohet pas dy ditësh në arrati

Albert Sylaj, i dyshuari për vrasjen e Arlinda Zekajt në Vitomiricë të Pejës, është arrestuar mbrëmjen e së martës, pas…

5 hours ago

Aulon Kalaja claims Rama is negotiating his departure from office: The debate over criminal liability

Aktivisti Aulon Kalaja, ka bërë deklarata të forta lidhur me një largim të mundshëm të kryeministrit Edi Rama nga pushteti,…

5 hours ago

Oferta saudite ndryshon planet e Sancho-s: anglezi refuzon Getafen

Jadon Sancho ka vendosur të mos transferohet te Getafe, pasi ka marrë një ofertë joshëse nga Arabia Saudite, raporton eksperti…

6 hours ago

VIDEO/ Fleetwood surprizon Arsenalin dhe shkruan historinë në Kupën e Anglisë

FleetwoodFleetwood ka shkruar historinë duke eliminuar nga Kupa e Anglisë, EFL Cup, Arsenalin [...]Read More...

6 hours ago

Polemika e Mbappés në Kinë mund t’i sjellë Real Madridit humbje prej miliona eurosh

Polemikat rreth Kylian Mbappes në Kinë po shkaktojnë pasoja që mund të prekin edhe Real Madridin. Pas kërkimfaljes së sulmuesit…

6 hours ago