sport

Prova me formacionin, Kombëtarja vijon përgatitjet për ndeshjen ndaj Spanjës

Kombëtarja e Shqipërisë ka vijuar stërvitjen sipas programit, me teknkun Sylvinho po i jep dorën e fundit përgatitjeve në prag të sfidës së tretë dhe të fundit në Grupin B kundër Spanjës, teksa në seancën e parafundit përpara sfidës deçizive, vetëm Enea Mihaj u stërvit i veçuar, me mbrojtësi që kishte një lodhje muskulare dhe pritet t’i bashkohet sërish grupit pasditen e kësaj të diele.

Tekniku “kuqezi” dhe stafi i tij, zhvilluan të gjithë stërvitjen, duke u fokusuar sidomos te loja me top dhe situatat në mbrojtje dhe sulm, me të cilat skuadra mund të përballen në ndeshjen kundër Spanjës, po ashtu, braziliani duhet të zgjidhë dilemat me formacionin.

Ndryshe nga ndeshja e parë kundër Italisë, skema 4-3-3 e aplikuar në sfidën e dytë ndaj Kroacisë dha më shumë siguri, sidomos me shtimin e forcave në mesin e fushës por, tekniku duhet të vendosë për sulmuesin, ndërsa Broja pritet të kthehet sërish titullar kundër iberikëve.

Një tjetër pikëpyetje lidhet me Arbër Hoxhën. Në dy ndeshjet e para, suluesi luajti si zëvendësues në krahun e majtë. Impakti i tij ishte shumë pozitiv, duke kandiduar seriozisht për një vend në formacion, por ai kushtëzohet nga forca e rivalëve, ndërsa zgjedhja i takon tekniut Sylvinho dhe strategjisë së tij për të përballuar kryesuesit e Grupit B.

Tags: Euro 2024

të fundit

Callum Turner komenton lidhjen me Dua Lipën: Dua të jemi përgjithmonë bashkë

Calum Turner ka folur për marrëdhënien e tij me Dua Lipën, duke deklaruar se dëshira e tij e vetme është…

2 minutes ago

FOTO/ Ish i dashuri i Dafina Zeqirit, Dj Geek, zbulon të dashurën e re

Ka kohë që nuk kemi dëgjuar të reja nga Dj Geek. Ditën e djeshme, ai festoi ditëlindjen e tij, një…

28 minutes ago

Hetimet për vrasjen e Charlie Kirk, FBI ofron 100 mijë dollarë për informacion rreth autorit

FBI ka publikuar foto të të dyshuarit për vrasjen me armë zjarri të aktivistit konservator, Charlie Kirk, duke kërkuar ndihmë…

41 minutes ago

Prezantohet Edon Zhegrova, fjalët e para të tij si bardhezi: “Jam i lumtur që jam te Juvja!”

Dy nënshkrime të mëdha në orët e fundit të tregut të transferimeve të Juventusit: Edon Zhegrova dhe Lois Openda. Të…

1 hour ago

Përfundon pa rezultat raundi i dialogut Kosovë-Serbi në Bruksel

Rundi i ri i dialogut për normalizim të raporteve mes Kosovës dhe Serbisë në Bruksel ka përfuduar pa ndonjë përparim,…

2 hours ago

Elisa Spiropali do ta zëvendësojë në Ministrinë e Jashtme, Igli Hasani uron kolegen dhe falënderon Ramën

Ministri i Jashtëm Igli Hasani ka reaguar pas largimit nga posti aktual dhe zëvendësimin e tij në këtë detyrë për…

2 hours ago