Categories: sport

Protestat në Tiranë zhvendosin Egnatia – Midtjylland në Elbasan, FSHF sqaron vendimin e UEFA-s

Egnatia do ta zhvillojë në “Elbasan Arena” përballjen me Midtjylland, e cila fillimisht ishte planifikuar të luhej në “Air Albania”. UEFA vendosi ndryshimin e stadiumit për shkak të shqetësimeve për sigurinë, të lidhura me protestat masive të studentëve që po zhvillohen në Tiranë.

Të lidhura

None found

Vendimi u mor vetëm disa orë përpara daljes së skuadrave në fushë. Në reagimin e saj, FSHF bëri të ditur se takimi i fazës së ligës të UEFA Conference League do të zhvillohet në Elbasan, ndërsa protestat në kryeqytet vazhdojnë prej ditësh.

Sipas sqarimit të federatës, orari i nisjes mbetet 18:45 dhe i vetmi ndryshim në organizimin e ndeshjes është stadiumi pritës.

Pas rezultateve të suksesshme në fazat kualifikuese, kampionët e Shqipërisë hapin me këtë takim rrugëtimin e tyre historik në fazën e ligës të UEFA Conference League.

Debutimi në këtë fazë të kompeticionit do ta vendosë Egnatian përballë skuadrës daneze të Midtjylland. Për ekipin rrogozhinas, kjo përballje përbën një tjetër moment me rëndësi në përpjekjen për ta përfaqësuar denjësisht futbollin shqiptar në arenën europiane.

të fundit

BIRN: Korrupsioni dhe shtrenjtimi i jetesës nxisin protestat ndaj qeverisë shqiptare

Në rrugët e Tiranës, zemërimi ndaj qeverisë së kryeministrit Edi Rama është shprehur prej muajsh përmes protestave, gjatë javëve fundit…

5 minutes ago

Tomë Gashi kërkon nisjen e procedurës për shkarkimin e prokurorit Blerim Igrishta

Avokati Tomë Gashi ka njoftuar se së bashku me klientin e tij, Hashim Miftari, do të dorëzojnë kërkesë në Këshillin…

10 minutes ago

Perisic hyn në historinë e Champions League me dy rekorde pas golit ndaj Real Madridit

Real Madrid dhe PSV Eindhoven luajtën mes vete në ndeshjen e raundit të pestë të Ligës së Kampionëve në stadiumin…

14 minutes ago

Komisioni për rastin e Arlinda Zekajt shqyrton mospërputhjet në dëshmi dhe dyshimet për neglizhencë

Vrasja e Arlinda Zekajt, ka rikthyer në vëmendje përgjegjësinë e institucioneve për trajtimin e rasteve të dhunës në familje dhe…

19 minutes ago

Besa Gaxherri: Political killings after the war were not motivated by wealth or business interests

Ish-deputetja e LDK-së, Besa Gaxherri, ka deklaruar se askush nuk mund t’ua mbyllë gojën atyre që kërkojnë zbardhjen e vrasjeve…

24 minutes ago

Works to restore block B1 at KEK continue late into the night

Punëtorët e Korporatës Energjetike të Kosovës (KEK) janë mobilizuar për rikthimin në operim të bllokut B1 të Termocentralit Kosova B.…

24 minutes ago