sport

Prokuroria e Torinos “markon” bardhezinjtë, mes kontratave të zhdukura edhe ajo e Ronaldos

Hetime dhe akuza të reja për falsifikime në bilanc nga ana e Juventusit që është gjithmonë e më shumë nën lupën e prokurorisë së Torinos. Katër rroga mujore të lojtarëve në fazën e parë të pandemisë po shqyrtohen nga hetuesit të cilës hamendësojnë që klubi bardhezi ka rritur bilancin me 90 milionë euro falë disa manovrave pak të qarta.

60 milionë nga ajo shumë i është kthyer futbollistëve, por mungesa e dokumentacionit për të treguar mënyrën e kthimit bën që dyshimet të rriten ditaditës, arsye për të cilat kontrollet vijojnë në çdo zyrë klubi apo menaxherësh që kanë bashkëpunuar me Juven në muajt e parë të vitit 2020.

CR7 DHE KARTA E ZHDUKUR – Sipas hetuesve, Juve do të kishte zbatuar dy strategji: me marrëveshjen e marsit 2020 nuk do të kishte hequr dorë nga 4 pagesa mujore (sipas raportit financiar vjetor të 30 qershorit 2020), por shtyrje prej 3 nga 4 këstet, pavarësisht rifillimit të aktivitetit sportiv, me “paraqitjen e një borxhi të pakushtëzuar nga afate kohore”.

Për sezonin në vijim do të kishte marrëveshje për uljen e pagave (të depozituara në Ligë), marrëveshje integrimi (të depozituara pjesërisht) dhe dokumente të veçanta shtesë (të padorëzuara ndonjëherë).

Disa nga këto shkrime plotësuese ishin “për të garantuar pagesat edhe në rast transferimi të një lojtari”.

Në përgjimet e prokurorisë ka edhe sinjalizime për një kontratë e cila kishte lidhje me Kristiano Ronaldon, por dokumenti në fjalë nuk është gjetur kurrë, çka shtyn autoritetet të mendojnë se është asgjësuar. Lojtari, në kohë pandemie, pranoi shtyrje të pagesave të cilat do t’i bëheshin pas izolimit që ndaloi futbollin.

Shifra e dyshuar i kalon 10 milionë eurot, por ja që nuk dihet se si është arkëtuar nga portugezi, e që nga ana tjetër ka lehtësuar bilancet e klubit torinez.

Dokumenti në fjalë, por edhe shumë dosje të tjera, konsiderohen si “provë e krimit” dhe përveç fitimeve fiktive kapitale, ato konsiderohen si elemente në mbështetje të shifrave të rreme në pasqyrat financiare, “të cilat i lejuan Juves të regjistronte një ulje të kostove në 2019-2020 dhe në pasqyrat financiare 2020-‘21 duke lënë jashtë pozicionin e borxhit.

të fundit

Horoskopi 27 Korrik, ja çfarë kanë parashikuar yjet për ju

Dashi Dashuria: Ata që kanë takuar kohët e fundit një person të veçantë, tashmë do të fillojnë të ndiejnë fluturat…

2 hours ago

Izraeli rifillon dërgimin e ndihmave humanitare në Gaza, IDF: Nuk ka zi buke këtu, është fushatë e rreme e promovuar nga Hamasi

Ushtria izraelite ka nisur të hedhë ndihma humanitare nga ajri në Gaza mbrwmjen e sotme. Burime palestineze konfirmuan se pakot…

2 hours ago

Dështon seanca e 54-ët për konstituimin e Kuvendit të Kosovës, përfundon afati i Gjykatës Kushtetuese

Edhe në përpjekjen e fundit që erdhi rreth tetë orë pas asaj parapake, deputetët e zgjedhur të legjislaturës së nëntë…

2 hours ago

Përhapet zjarri në malin e Shashicës, flakët ju afrohen zonave të banuara në Kaninë

Zjarri vijon aktiv në malin e Shashicës, ndërsa flakët vijojnë të përhapen. Situata po përshkalllëzon dhe zjarri po i afrohet…

2 hours ago

U arratis nga dhomat e paraburgimit 8 muaj më parë, vihet në pranga Nazmi Liçi, autor i disa grabitjeve

Nazmi Liçi është arrestuar ditën e sotme në Kavajë, pasi ishte shpallur në kërkim për një grabitje në qytetin e…

3 hours ago

Tapë në timon dhe refuzoi testin e alkoolit, policia i vendos prangat 75-vjeçarit nga Kosova në Lezhë

Policia e Lezhës ka arrestuar një 75-vjeçar shqiptar nga Kosova pasi refuzoi t'i nënshtrohej testit të alkoolit. Sipas policisë, i…

3 hours ago