Misteri rreth vendit ku do të luhet finalja e edicionit 2020-2021 të Ligës së Kampionëve mbetet i pazgjidhur. Teksa “Telegraf” zbuloi të premten supersfida midis Chelsea dhe Manchester City, e planifikuar për 29 maj në Stamboll (Turqi), mund të zhvendoset në Angli, e përditshmja angleze jep më shumë detaje këtë të Shtunë . Sipas informacioneve nga media britanike, UEFA po mendon seriozisht të zhvendosë finalen e Ligës së Kampioneve në “Wembley”. Shanset për të parë këtë ndeshje midis dy liderëve të Premier League të zhvillohen në Londër janë 50/50.
“Telegraph” shton se organi qeverisës i futbollit europian pritet të vendosë 72 orëve të ardhshme nëse do të zhvendos finalen në Wembley apo do luhet në Stamboll, siç ishte planifikuar. Nëse asgjë nuk ndryshon, 12,000 tifozë të Chelsea dhe Manchester City nuk do të udhëtonin për në Stamboll, për shkak të shtimit të Turqisë në Listën e Kuqe të Mbretërisë së Bashkuar nga 17 maj si pjesë e situatës shëndetësore të lidhur me Covid-19.
None found
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, tha se një takim midis Presidentit rus Vladimir Putin dhe Presidentit ukrainas Volodymyr Zelensky do…
Barcelona ka një plan të qartë për afatin kalimtar të verës. Drejtori sportiv i klubit, Deco, ka tri fusha kryesore…
Serbia ka qenë në gatishmëri të lartë pas një sulmi me thikë ndaj një oficeri policie që ruante ambasadën izraelite…
Këtë të mërkurë, kryeministri Edi Rama, ka përsëritur edhe sot ftesën për dialog me studentët. Megjithatë, Rama nuk ka ndryshuar…
Një tifoz sllovak i Real Madridit pretendon se ai dhe djali i tij u nxorën nga tribunat e Camp Nou…
Kolektivi për Mendim dhe Veprim Feminist ka bërë thirrje për revoltë kombëtare për mbrojtjen e jetës dhe sigurisë së grave…