Në Romë është dita e Dybala. Në orët para të pasdites ka nisur konferenca për shtyp për prezantimin e argjentinasit në qendrën sportive “Bernardini” në Trigoria.
Pritja e madhe pritet të jetë në mbrëmje ku “La Joya” do të jetë protagonist në një event-show kushtuar fansave Giallorossi.
None found
Fantazistin në fjalën e tij tha se ai është te Roma për të fituar, ndërsa sa i përket Scudettos, ai u shpreh se është herët për të folur, por e rëndësishme është të rritet niveli i lojës.
“Unë mendoj se është herët për të folur për Scudetton. Ka një dëshirë të madhe nga ana e të gjithëve. Roma ka fituar tanimë disa trofe të rëndësishëm. Të gjithëve u pëlqen të fitojnë, ne duhet ta bëjmë atë ndeshje pas ndeshje dhe të shohim deri ku do të mbërrijmë”, u shpreh fillimisht Dybala.
Lojtari nuk mundi të shmangej një pyetje në lidhje me Interin dhe faktin që “zikaltërit” e cilësuan si të panevojshëm, a u ndje ai i tradhëtuar?
“Jo, aspak. Që kur mbaroi kontrata ime me Juventusin, agjentët e mi kanë biseduar me shumë skuadra. Unë jam pasur një marrëdhënie shumë të mirë me Marottën për një kohë të gjatë, shumë ekipe janë afruar, pastaj Pinto mbërriti në Torino dhe gjërat kanë ndryshuar”, përfundoi ai. /albeu.com
Albert Sylaj, i dyshuari për vrasjen e Arlinda Zekajt në Vitomiricë të Pejës, është arrestuar mbrëmjen e së martës, pas…
Albert Sylaj, i dyshuari për vrasjen e Arlinda Zekajt në Vitomiricë të Pejës, është arrestuar mbrëmjen e së martës, pas…
Aktivisti Aulon Kalaja, ka bërë deklarata të forta lidhur me një largim të mundshëm të kryeministrit Edi Rama nga pushteti,…
Jadon Sancho ka vendosur të mos transferohet te Getafe, pasi ka marrë një ofertë joshëse nga Arabia Saudite, raporton eksperti…
FleetwoodFleetwood ka shkruar historinë duke eliminuar nga Kupa e Anglisë, EFL Cup, Arsenalin [...]Read More...
Polemikat rreth Kylian Mbappes në Kinë po shkaktojnë pasoja që mund të prekin edhe Real Madridin. Pas kërkimfaljes së sulmuesit…