sport

Prestigjozia AS: Rinovimi në neutral, Mbappe gjithnjë e më pranë Realit

Rinovimi i Kylian Mbappe është, pikërisht tani, në momentin më kritik që kur sulmuesi nënshkroi me PSG-në në vitin 2017.

Situata është identike me atë të gushtit, me ndryshimin se tani koha po shkon kundër skuadrës pariziene, e cila nuk arriti të bindë lojtarin të rinovoj dhe ka një muaj kohë që të përpiqet të ndryshojë një situatë shumë pesimiste.

Të lidhura

None found

Siç ka mësuar AS, nuk ka pasur progres në negociatat për rinovimin e Mbappes. PSG ka qenë optimiste që nga gushti dhe është përpjekur ta bëjë atë më të paguarin në skuadër, por vendimi i lojtarit nuk është çështje ekonomike dhe pak nga pak ai po i afrohet Real Madridit, raporton albeu.com.

Në tetor, Mbappe konfirmoi në dy intervista me RMC Sport dhe L’Equipe se ai kishte kërkuar të largohej nga PSG në verë, por klubi refuzoi kategorikisht ta bënte këtë.

As ardhja e Messit në Paris nuk mund ta bënte lojtarin të ndryshojë mendje, i vendosur në atë kohë për të nënshkruar me Real Madridin pa dashur të hyjë në një mosmarrëveshje me PSG-në. Skenari me të cilin përballet PSG tani është më se pesimiste. Së pari, sepse Al Khelaïfi dhe Leonardo ishin të bindur se Mbappe do të rinovonte nëse i jepnin një projekt garancie për të aspiruar Ligën e Kampionëve.

Pavarësisht fjalëve të nënës së tij, Fayza Lamari, në Le Parisien një muaj më parë, duke konfirmuar përparimin në negociatat me Leonardon (i cili ka braktisur bisedimet për t’i nënshtruar gjithçka letrës së Al Khelaïfi), tani situata është e njëjtë si në muajin e gushtit.

Nëse PSG nuk arrin të bindë Mbappen në muajin e ardhshëm, sulmuesi do të largohet në qershor me siguri absolute. Ne jemi gati të hyjmë në dhjetor dhe, me çdo ditë që kalon, Mbappe është më larg të qenit në Paris. /albeu.com/

të fundit

Këmbimi valutor/ Me sa blihen e shiten dollari dhe euro, çfarë ndodh me monedhat e tjera

Këtë të diel një dollar dollar amerikan, blihet me 81 lekë dhe shitet me 82 lekë. Euro, blihet me 90.5…

12 minutes ago

Parashikimi i motit 1 Nëntor 2026/ Reshje shiu dhe shtrëngata të shkurtra

Ditën e sotme vendi ynë, pritet të ndikohet nga kushte atmosferike të paqëndrueshme. Moti parashikohet me vranësira mesatare dreri të…

16 minutes ago

Horoskopi ditor për 1 nëntor 2026

Dashi Ditë paksa e lodhshme për shkak të një Hëne disi problematike. Nuk ka asgjë për t’u shqetësuar, pasi tetori…

43 minutes ago

Volkswagen vendos në pritje projektin e Golfit elektrik

Volkswagen ka vendosur të pezullojë përkohësisht zhvillimin e modelit të ri elektrik ID. Golf, në kuadër të përpjekjeve për të…

8 hours ago

Barcelona përgatit ofertën për një nga shtyllat e PSG-së, synon transferimin e Pachos në janar

Barcelona po shqyrton mundësinë e përforcimit të repartit defensiv gjatë afatit kalimtar të janarit, ndërsa në listën e emrave të…

8 hours ago

Shooting at a California store kills pregnant 31-year-old woman and injures six people

Një ngjarje e rëndë ka tronditur Kaliforninë në SHBA, ku një 31-vjeçare shtatzënë ka humbur jetën pas të shtënave me…

8 hours ago