Një pretendim që po përhapet me shpejtësi në rrjetet sociale thotë se sulmuesi norvegjez Erling Haaland ka deklaruar pas ndeshjes: “Messi nuk do të më lejojë kurrë të prek Këpucën e Artë të Botërorit”, duke iu referuar garës për golashënuesin më të mirë në Kupën e Botës 2026.
None found
Sipas postimeve që janë shpërndarë gjerësisht, Lionel Messi ka realizuar golin e tij të gjashtë në turne nga një goditje dënimi dhe ka kaluar në vendin e parë të listës së golashënuesve. Ndërkohë, Erling Haaland, Kylian Mbappe dhe Ousmane Dembele thuhet se kanë mbetur me nga katër gola secili.
Por kontrolli i këtij pretendimi tregon se ai nuk qëndron.
Në llogaritë zyrtare të Haaland në rrjetet sociale nuk gjendet asnjë postim i tillë, ndërsa asnjë media e besueshme nuk ka raportuar apo konfirmuar këtë deklaratë.
Imazhi që po qarkullon së bashku me këtë pretendim duket të jetë i manipuluar dhe, me shumë gjasa, produkt i një “photoshopi”.
Në fakt, kemi të bëjmë me një lajm të rremë, i cili është bërë viral në internet pa pasur asnjë mbështetje zyrtare apo konfirmim nga vetë futbollisti norvegjez ose nga përfaqësuesit e tij.
Raste të tilla nuk janë të reja, pasi emrat e futbollistëve të njohur përdoren shpesh në postime të sajuara për të tërhequr klikime dhe për të nxitur reagime në rrjetet sociale.
Kuvendi i Kosovës është duke shqyrtuar rekomandimin e Komisionit për Administratë Publike, Digjitalizim, Pushtet Lokal, Media dhe Zhvillim Rajonal për…
Stavro PiloNga Superliga greke e deri në netët Champions [...]Read More...
Komisioni i Çështjeve të Zgjedhjeve dhe Emërimeve në Kuvend në mbledhjen e sotme të 65-të njëzëri e propozoi gjykatësen Teodora…
Ministrja e Ekonomisë dhe Inovacionit, Delina Ibrahimaj, dhe Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, zhvilluan një takim konsultues me…
Policia e Kosovës, në bashkëpunim me Prokurorinë dhe Agjencinë e Kosovës për Inteligjencë (AKI), ka realizuar një aksion kundër krimit…
Platforma e njohur e blerjeve online Temu ka marrë përsipër të përshtatë një sërë praktikash tregtare me legjislacionin europian për…