sport

Presidenti i Elbasanit, Kujtim Llupa, akuza të rënda ndaj presidentit të Egnatias

Presidenti i Elbasanit, Kujtim Llupa, u është përgjigjur akuzave se skuadra e tij po favorizohet nga gjyqtarët, duke kundërsulmuar ata që janë ankuar së fundmi.

Shënjestra e tij kryesore ishte Egnatia dhe presidenti Demrozi, të cilët sipas tij janë ata që përfitojnë më shumë nga situata të tilla, duke akuzuar se kontaktojnë gjyqtarët në mënryë të padrejtë.

“Elbasani favorizohet nga arbitrat? Me fjalë apo me fakte?
Absolutisht jo, t’i marrim nga java e parë deri tani. Në javën e kaluar a luajta në Rrogozhinë? U dhanë dy penallti ku e para nuk u shihte nga asnjë kënd ndërsa e dyta nuk ishte penallti dhe u dha. Unë nuk reagoj kurrë te arbitrat. E njëjta gjë ndodhi me Flamurtarin në Kupë, u dha penallti, e nuk ishte se nuk kishte VAR në Kupë. Pra më thoni ku jam favorizuar.

Ankesat e Demrozit?
Demrozi është mjeshtri i këtyre gjërave. Mjeshtër do të thotë që Demrozi thotë që unë nuk komunikoj e nuk bëj dhe është i vetmi që debaton me arbitrat në pushim të ndeshjes në të gjitha rastet që kam qenë unë në Rrogozhinë. Unë nuk debatoj kurrë. Merrni të gjithë arbitrat që kanë drejtuar Elbasanin nga dita e parë që kam shkelur në Elbasan, që në Kategorinë e Parë, nëse u kam shkruar apo thënë që keni hyrë në hak. Në rastin e fundit, te penalltia e dytë, i gjithë krahu i zotit Demrozit u hodh e tha “me dorë, është penallti. Ne nuk reaguam as si staf e president. E doli mbrapa që nuk ishte penallti. Ku jam favorizuar unë se nuk e kuptoj? Njerëzit kanë qejf të flasin sa të duash por unë nuk jam favorizuar fare.

Të prekur nga gjykimi?
Nuk them që jam i prekur se i bie që të gjithë që dalin të flasin për arbitrat e të thonë jam i prekur. Nuk e kam tipin të ankohem, mund ta vërtetoni me të gjithë arbitrat, nëse i marr në telefon apo të kem thënë ndonjë gjë. Kam shkuar pas çdo ndeshje te dhoma e arbitrave, që nuk lejohet, u kam marrë leje stjuardëve dhe u kam thënë “Faleminderit, natën e mirë”. Nëse nuk është kështu, verifikojeni.

Edhe zotin Daja që unë e respektoj dhe e njoh shumë përpara se të hyja në futboll si president, gjithmonë më kujton një ish-trajnerin tim që gjente gjithmonë alibi te të tjerët e nuk mbante asnjëherë përgjegjësi te vetja. Për rastin e ndeshjes të fundit e kam.

Egnatia si ekip, duke qenë se është edhe qytet i madh shumë, kanë një të mirë këto që dalin me VAR-i 1, VAR-i 2, VAR-i 3, se nuk dua të merrem me këto historitë e Egnatias. Te episodi i tretë e nxorën dje, se këto kanë një parim që gjithmonë ankohen, por gjithmonë përfitojnë”, tha Llupa në “MCN”.

të fundit

Presidenti Duka prezanton strategjinë e re ‘Vision to Victory 2026-2030’: “Ta kthejmë së bashku vizionin në fitore”

Federata Shqiptare e Futbollit organizoi këtë të hënë eventin e rëndësishëm të prezantimit të strategjisë “Vision to Victory 2026-2030”. Një…

3 minutes ago

Shefi i NATO-s “dorëzohet” përpara Donald Trump: Evropa të vazhdojë të ëndërrojë nëse mendon se mund të mbrohet pa Amerikën

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte, tha se Evropa duhet të “vazhdojë të ëndërrojë” nëse mendon se mund të…

42 minutes ago

Mbyllja e kadastrës së Vlorës/ Reagon drejtuesi politik i PS-së, Bledi Çuçi

I deleguari politik për qarkun e Vlorës, Bledi Çuçi, ka reaguar këtë të hënë lidhur me vendimin e fundit për…

49 minutes ago

Zjarr në disa banesa në Lushnjë, e reja përfundon në spital e asfiksuar, detajet e para

Një zjarr ka përfshirë disa banesa ngjitur njëra me tjetrën në lagjen “Loni Dhamo” në qytetin e Lushnjës. Në vendngjarje…

1 hour ago

Tregtarët e Vlorës njoftohen 3 ditë para për largimin nga tregu, protestë përpara bashkisë: Kryebashkiakja thotë nuk kemi prona, ne ku të shkojmë?

Tregtarët industrialë në qytetin e Vlorës kanë zhvilluar mbrëmjen e sotme një takim me kryetaren e Bashkisë Brunilda Mersini. Ky…

2 hours ago

FOTO/ “Po humb 3,9 milionë euro”, mesazhi i Rei Manajt për largimin nga sheikët ndez rrjetin: Dua 2 mijë njerëz në aeroport

Një bashkëbisedim i një tifozi turk me sulmuesin e Kombëtares shqiptare, Rei Manaj, ka pushtuar rrjetin në Turqi. Nuk ka…

2 hours ago