sport

FOTO/ “Po humb 3,9 milionë euro”, mesazhi i Rei Manajt për largimin nga sheikët ndez rrjetin: Dua 2 mijë njerëz në aeroport

Një bashkëbisedim i një tifozi turk me sulmuesin e Kombëtares shqiptare, Rei Manaj, ka pushtuar rrjetin në Turqi. Nuk ka ardhur ende asnjë konfirmim nga palët, por mesazhi po përhapet gjerësisht meqë sipas tij, Manaj po bën një sakrificë shumë të rëndësishme financiare për t’u kthyer te Sivaspor.

Në mesazhet e shkëmbyera në “Instagram”, Manaj i përgjigjet me sa duket interesimit për një kthim të mundshëm në Turqi dhe situatës së negociatave.

“Vëlla, të prish kontratën këtu, pasi ata kërkonin 3 milionë euro. Ndërsa unë u lashë 3,9 milionë euro të rrogës time për prishjen e kontratës dhe unë humb 3,9 vetëm për të ardhur te Sivas”, shkruhet në këtë mesazh të Manajt, i cili duket i gatshëm të largohet nga Al Sharjah në Emiratet e Bashkuara Arabe

Më pas, ai vazhdon bashkëbisedimin e tij me një kërkesë specifike pas kthimit te Sivaspor. “Dua 2 mijë njerëz në aeroport”, shkruhet në këtë bashkëbisedim që aludohet se është bërë mes tifozit të klubit turk dhe Manajt.

të fundit

VIDEO/ Kur zgjohet rinia, bie qeveria, studentët protestë para Ministrisë së Arsimit: Duam dije, jo pallavra!

“Duam kushte, duam dije, jo pallavra qeverie” dhe “Kur zgjohet rinia, bie qeveria” , janë thirrjet që kanë shoqëruar protestën…

46 seconds ago

Daut Maxhuni për Telegrafin: Dashuria për Vushtrrinë më bindi të qëndroja në klub

Kapiteni i Vushtrrisë, Daut Maxhuni, ka folur për fitoren e parë të skuadrës në Superligën e Kosovës, vështirësitë e klubit…

5 minutes ago

Citroën 2CV rikthehet në treg me një version tërësisht elektrik

Pas gati 40 vitesh nga largimi i saj nga tregu, legjendarja Citroën 2CV pritet të rikthehet në një version plotësisht…

6 minutes ago

KRRE: Fuel oil prices rise, while petrol and diesel prices remain unchanged

Komisioni Rregullator i Energjetikës, i Shërbimeve të Ujit dhe i Shërbimeve të Menaxhimit me Mbeturina Komunale i Republikës së Maqedonisë…

8 minutes ago

Winter equipment becomes mandatory from November 15: fine reaches €45

Nga 15 nëntori 2026, në Maqedoninë e Veriut hyn në fuqi detyrimi për pajisje dimërore në automjete. Shoferët që nuk…

8 minutes ago

Osmani calls on US senators to support Kosovo and the truth about the liberation war

Ish-presidentja Vjosa Osmani është takuar me senatorët Jeanne Shaheen dhe Dick Durbin, gjatë vizitës së tyre në Kosovës. Këtë e…

9 minutes ago