sport

Prapaskena e “Le Parisien”, Al-Khelaifi sherr me Mbape përpara ndeshjes me Tuluzën

“Le Parisien” ka bërë me dije se ndeshja mes PSG-së dhe Tuluzës ka nisur me një episod të rëndë, i cili ka marrë jetë në tunelin e hyrjes në stadium.

Pak minuta përpara se të niste ndeshja në fjalë presidenti i PSG-së, Al-Khelaifi i është afruar Kilian Mbapesë për ta pyetur përse nuk i kishte dedikuar asnjë fjalë numrit një të klubit dhe Emirit të Katarit gjatë videos së lamtumirës.

Të lidhura

None found

E përditshmja shpejgon se Al-Khelaifi i ka kërkuar takim lojtarit në njërën prej dhomave të “Parc des Prince”. Lojtari ka pranuar dhe aty janë dëgjuar biseda me tone të larta. Mësohet se ky ka qenë edhe shkaku përse lojtarët kanë hyrë në fushë me shumë vonesë.

PSG bleu Mbape për 180 milionë euro ndërsa paga vjetore e tij ishte rreth 72 milionë euro. Shifrat e shpenzuara nuk i janë kthyer klubit kurrë pasi Mbape nuk arriti që të fitonte Ligën e Kampioneve, madje ajo çfarë është më i rëndë është fakti se futbollisti u largua me parametra zero.

Tags: Al-Khelaifi

të fundit

Zgjedhjet në SHBA/ Demokrati Adam Hamilton i jep fund dominimit 94-vjeçar republikan në Kansas, siguron mandatin në Senat

Një rezultat historik është regjistruar në shtetin e Kansasit, ku demokrati Adam Hamilton ka mposhtur senatorin republikan Roger Marshall, duke…

4 minutes ago

Sonte mposhtëm Goliathin”, demokrati James Talarico thyen dominimin republikan në Teksas pas 38 vitesh

Demokrati James Talarico ka shënuar një fitore historike në Teksas, duke mposhtur kandidatin republikan Ken Paxton dhe duke i dhënë…

4 minutes ago

Këmbimi valutor/ Me sa blihen e shiten dollari dhe euro, çfarë ndodh me monedhat e tjera

Këtë të mërkurë, një dollar amerikan, blihet me 80.7 lekë dhe shitet me 81.7 lekë. Euro, blihet me 90.6 lekë…

6 minutes ago

Rritja e çmimeve do t’i sjellë buxhetit 5.4 miliardë lekë të ardhura shtesë në 2027

Rritja e çmimeve po bëhet një burim i konsiderueshëm i të ardhurave shtesë në buxhetin e shtetit. Sipas parashikimeve të…

8 minutes ago

Costa: Reformat mund t’i çojnë më shpejt Kosovën, Maqedoninë e Veriut dhe Bosnjën drejt BE-së

Presidenti i Këshillit Evropian, António Costa, ka deklaruar se Kosova, Maqedonia e Veriut dhe Bosnja e Hercegovina mund të shënojnë…

8 minutes ago

Në Kuvend zhvillohen diskutime për të drejtat e njeriut, diplomacinë dhe financat

Në Kuvendin e Republikës së Kosovës, gjatë ditës së sotme, janë paraparë të mbahen disa takime të komisioneve parlamentare, ku…

19 minutes ago