Një nga paraqitjet më bindëse të Kupës së Botës 2026 u regjistrua nga Portugalia, që triumfoi bindshëm 5-0 ndaj Uzbekistanit.
Përballja ofroi gjithçka që mund të kërkohej nga një ndeshje e madhe: Cristiano Ronaldo realizoi dy herë, Nuno Mendes shënoi një gol spektakolar nga goditja e dënimit, ndërsa në rezultat ndikoi edhe një autogol. Megjithatë, ajo që tërhoqi më shumë vëmendje ishin skemat e ekzekutuara në mënyrë të shkëlqyer nga situatat standarde.
None found
Shumë tifozë dhe analistë ia atribuuan këto zgjidhje të menduara me kujdes përzgjedhësit Roberto Martinez, por në të vërtetë pas tyre qëndron Austin MacPhee, eksperti i situatave standarde.
Trajneri skocez është ideatori i këtyre lëvizjeve. MacPhee e ndërtoi emrin e tij te Aston Villa, ku së bashku me Unai Emery e kthyen skuadrën angleze në një ekip jashtëzakonisht efikas nga goditjet e këndit, goditjet e lira dhe rivëniet anësore.
Në sezonin 2023/24, Aston Villa shënoi 25 gola nga situatat standarde, më shumë se çdo skuadër tjetër në Evropë, ndërsa një sezon më pas e konfirmoi sërish këtë forcë me 20 gola.
Kreativiteti mbetet elementi dallues i MacPhee. Ai nuk lejon që një skemë të përsëritet në të njëjtën formë, duke përdorur sinjale të ndryshme, bllokime hapësirash, lëvizje mashtruese dhe zgjidhje të papritura për të hutuar kundërshtarët.
Gjurmët e kësaj pune u panë që në fillim të sfidës me Uzbekistanin. Portugalia arriti të krijonte raste të rrezikshme përmes rivënieve anësore, kombinimeve të shpejta dhe lëvizjeve të mirëkoordinuara që e nxorën vazhdimisht mbrojtjen kundërshtare jashtë pozicionit.
Një nga episodet që u komentua më shumë ndodhi në minutën e 58-të, kur Cristiano Ronaldo dhe Bruno Fernandes ekzekutuan një goditje dënimi krejt të pazakontë.
Ronaldo bëri sikur po lëvizte drejt zonës, ndërsa Fernandes harkoi topin në hapësirë, duke e çorientuar totalisht prapavijën kundërshtare. Edhe pse aksioni nuk u mbyll me gol, ai u përhap menjëherë në rrjet.
Po aq mbresëlënës ishte edhe korneri që solli autogolin e portierit uzbek Abduvohid Nematov. Në fillim të aksionit, Bruno Fernandes dha sinjalet dhe drejtoi vendosjen e bashkëlojtarëve në zonë.
Bllokimet e harmonizuara dhe presioni i ushtruar bënë që mbrojtësit kundërshtarë të gabonin, duke përfunduar me autogolin.
Një tjetër skemë e zgjuar u pa te goli i Nuno Mendes nga goditja e lirë. Ronaldo krijoi bindjen se do të ishte ai ekzekutuesi, aq sa edhe kamerat u ndalën te fytyra e tij.
Në momentin kur mbrojtja u përgatit për goditjen e Ronaldos, ai u ndal papritur dhe Mendes e dërgoi topin direkt në rrjetë.
Me këtë arsenal taktik, Portugalia duket se ka sjellë një dimension të ri në Botërorin 2026.
Nëse vazhdon t’i shfrytëzojë me të njëjtën efikasitet situatat standarde, kundërshtarët do ta kenë jashtëzakonisht të vështirë të gjejnë mënyrën për të ndalur marshimin e luzitanëve drejt trofeut.
Shumë prej nesh e kujtojnë autoshkollën mes mjegullës, si dhe maturën, udhëtimet e maturës dhe kohën kur nuk duhej të…
Ambasadori i Kosovës për Marrëdhëniet me NATO-n, Astrit Zemaj ka reaguar ndaj, siç i cilëson ai, interpretimeve të pasakta dhe…
Fatmir Limaj ka reaguar ashpër pasi Taulant Balla e përfshiu emrin e tij në një listë të pretenduar me “mercenarë”…
Qyteti i Kavajës u trondit mbrëmjen e kësaj të mërkure, pasi një krim i rëndë ndodhi brenda familjes Rreshka. 76-vjeçari…
Bosnja dhe Hercegovina ka mbajtur gjallë shpresat për kualifikim në fazën nokaut të Kupës së Botës 2026, pasi mposhti Katarin…
Zvicra e ka mbyllur me sukses fazën e grupeve në Kupën e Botës 2026, duke mposhtur Kanadanë me rezultat 2-1…