Portieri i dytë i Interit, Josep Martinez, është përfshirë në një aksident rrugor në provincën e Como-s, ku një 81-vjeçar ka humbur jetën.
Ngjarja ndodhi rreth orës 09:30 në Fenegrò, në rrugën Via Bergamo.
None found
Sipas raportimeve të mediave italiane, portieri 27-vjeçar spanjoll po udhëtonte me makinë kur për arsye ende të paqarta, përplasi të moshuarin, i cili ndodhej mbi një karrocë elektrike.
Burri humbi jetën menjëherë, ndërsa përpjekjet e ekipit të urgjencës për ta shpëtuar nuk dhanë rezultat.
Në vendngjarje janë angazhuar karabinierët për kryerjen e hetimeve.
Martinez ndaloi menjëherë pas ngjarjes, i padëmtuar. Ai iu nënshtrua kontrollit mjekësor pasi ishte në gjendje shoku.
Pas tragjedisë, Interi ka vendosur të anulojë konferencën për shtyp ë planifikuar për sot. Martinez nuk do të jetë në stol nesër në mbrëmje për ndeshjen kundër Fiorentinës.
Seanca për shqyrtimin fillestar të aktakuzës së ngritur nga Prokuroria Speciale e Republikës se Kosovës ndaj të pandehurve: Zlatomir Peshiq,…
Qendra për Menaxhimin e Krizave (QMK) informon se sot, deri në orën 18:00, në territorin e vendit janë regjistruar gjithsej…
Një fotografi e Mohamed Salahut ka mjaftuar që një shkëmb i zakonshëm në malet e Turqisë të shndërrohet në një…
Një incident i rëndë është regjistruar në një shkollë publike në shtetin Pará të Brazilit, ku një nxënëse 17-vjeçare dyshohet…
Një problem teknik në sistemin e kontrollit të trafikut ajror në qendrën e NATS në Prestwick, Skoci, shkaktoi ndërprerje të…
Alarme të rrejshme për bomba kanë tronditur sërish shkollat e mesme në Tetovë. Mëngjesin e sotëm, shënjestër e këtyre kërcënimeve…