Senegali fitoi për herë të parë në historinë e kombëtares trofeun prestigjioz të Kupës së Afrikës, pasi mposhti në finale Egjiptin, pas gjuajtjes së penalltive.
Padiskutim njeriu i ndeshjes është portieri i Egjiptit, Gabaski, i cili falë pritjeve që bëri gjatë ndeshjes u kthye në protagonistin kryesorë të kombëtares së tij. Fatkeqësisht gardiani egjiptian nuk mundi të dilte fitimtarë përballë futbollistëve të Senegalit që u treguan të saktë nga pika e bardh e penalltive.
Gjatë 120 minutave portieri Gabaski bëri plot 8 pritje vendimtare, duke mbajtur portën e paprekur, ndërsa në minutën e 7-të arriti të neutralizonte edhe gjuajtjen e Mane 11-metra larg tij.
Por videoja që po bën xhiron e rrjetit është momenti i gjuajtjes së penalltive nga skuadrat. Portieri i Egjiptit kishte vendosur të gjithë lojtarët e Senegalit që do gjuanin penalltinë, ngjitur në shishen e tij të ujit, ku para çdo penalltie shikonte pozicionin ku pritej të godisnin kundërshtarët e tij.
Një “kleçkë” kjo e cila për fatin e tij të keq nuk rezultoi fatsjellëse, sepse gardiani priti vetëm 1 penallti ndërsa futbollistët e Senegalit u treguan të “pamëshirshëm” përballë tij.
Gabaski e harroi shishen e tij në fushë pas përfundimit të sfidës dhe ajo tani është bërë virale në rrjetet sociale. Pas paraqitjes fantastike ai në fund të ndeshjes ndërroi edhe fanellat me Eduardo Mendy e Chelseat i cili e përgëzoi egjiptianin për ndeshjen e madhe që zhvilloi. /h.ll/albeu.com
Shqipëria shënoi rritjen më të lartë në Europë për net-qëndrimet turistike gjatë tremujorit të dytë 2025, me një zgjerim prej…
Partia Progresive Serbe (SNS) e Aleksandar Vuçiçit është futur në një proces shqyrtimi të brendshëm nga Partia Popullore Evropiane (EPP),…
Policia e Peqinit ka arrestuar dy drejtuesit e mjeteve të përfshira në aksidentin me pasojë vdekjen e një personi mbrëmë…
Sot, më 26 shtator 2025, dollari amerikan blihet me 82.2 lekë dhe shitet me 83.6 lekë. Euro blihet me 96.5…
Shërbimi Meteorologjik Ushtarak njofton se ditën e premte vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike relativisht të paqëndrueshme. Sipas…
Dashi Gjatë kësaj dite do të kaloni një pjesë të mirë të pasigurive tuaja. Megjithatë në vendin e punës nuk…