Categories: sport

Dardanët” mbyllin përgatitjet në Kosovë para përballjes me Austrinë

Kombëtarja e Kosovës ka përfunduar stërvitjen e fundit në vend dhe tashmë do të udhëtojë drejt Austrisë, ku të dielën do të zhvillojë ndeshjen e radhës në Ligën e Kombeve.

Të lidhura

None found

Përballja ndaj Austrisë do të luhet në stadiumin “Ernst Happel” të Vjenës, duke nisur në orën 18:00. Ky do të jetë dueli i dytë i Grupit B3, ndërsa të dyja përfaqësueset e kanë hapur edicionin me fitore.

Kosova e mposhti Irlandën 1-0 në Prishtinë falë golit të Vedat Muriqit në minutën e 83-të. Sulmuesi dhe kapiteni ishte përcaktues në një takim ku “Dardanët” patën disa raste për të shënuar.

Austria, ndërkohë, regjistroi suksesin e parë duke fituar 3-1 ndaj Izraelit. Ekipi i drejtuar nga Ralf Rangnick e siguroi fitoren gjatë pjesës së dytë dhe tani kërkon të marrë rezultat pozitiv edhe kundër Kosovës, këtë herë në shtëpi.

Kjo sfidë paraqet një interes të veçantë për Kosovën, pasi në stolin kundërshtar do të jetë një trajner që ka njohuri të mëdha për futbollin austriak.

Franco Foda e ka udhëhequr Austrinë si përzgjedhës nga viti 2017 deri më 2022. Tani ai do të rikthehet në stadiumin “Ernst Happel”, por në rolin e trajnerit të Kosovës.

Pas duelit në Austri, dy kombëtaret do të takohen përsëri më 4 tetor. Këtë herë ndeshja do të zhvillohet në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë.

të fundit

Kosova ende në pritje të statusit kandidat në BE, Halili rendit pengesat kryesore

Kërkesa e Kosovës për të avancuar drejt statusit të vendit kandidat në Bashkimin Evropian është rikthyer në qendër të diskutimeve,…

28 seconds ago

Monica Bellucci tregon si ruan formën pa hequr dorë nga makaronat, ëmbëlsirat dhe vera

Aktorja italiane Monica Bellucci ka tërhequr vëmendjen në tapetin e kuq të Festivalit Ndërkombëtar të Filmit në Marrakech, ku u…

52 seconds ago

Peleshi kërkon hetim të paanshëm për plagosjen e deputetit Kliti Hoti në protestë

Me keqardhje dhe shqetësim mësova për lëndimin e deputetit Kliti Hoti gjatë protestës së sotme në Tiranë. I uroj shërim…

3 minutes ago

Zgjedhjet në Spanjë: sondazhi parashikon fundin e mundshëm të qeverisjes socialiste dhe shumicë të ngushtë për të djathtën

Partitë e djathta në Spanjë, Partia Popullore (PP) dhe partia e ekstremit të djathtë Vox, mund të sigurojnë një shumicë…

9 minutes ago

Profesorati dhe sindikatat universitare i kërkojnë Kuvendit reformë zgjedhore me lista të hapura dhe kufizim të mandateve

Sindikata e Punonjësve të Universiteteve të Shqipërisë (SPUSH) dhe Kolegji i Profesoratit Shqiptar i janë drejtuar me një letër të…

27 minutes ago

Zgjedhjet në Spanjë: PP udhëheq ndaj socialistëve të Sánchez, ndërsa së bashku me Vox arrin shumicën absolute

Partia Popullore (PP) vijon të thellojë epërsinë ndaj socialistëve të kryeministrit Pedro Sánchez, teksa numërimi i votave në zgjedhjet në…

27 minutes ago