sport

Pogba përgatitet për ndeshjen e tij të parë pas 3 muajsh dëmtim

Paul Pogba po bën një rikuperim të vonuar për të qenë në skuadër për ndeshjen e së premtes në raundin e katërt të FA Cup kundër Middlesbrough.

Mesfushori i Manchester United nuk ka luajtur që nga barazimi 2-2 i Ligës së Kampionëve ndaj Atalantës më 2 nëntor.

Ai mori një dëmtim në kofshë gjatë stërvitjes me skuadrën franceze.

Prognoza fillestare ishte se ai do të ishte jashtë për tetë javë, por tashmë kanë kaluar tre muaj.

Por ai është rikthyer në stërvitje të plotë në Carrington dhe menaxheri Ralf Rangnick do të vendosë të premten në mëngjes nëse do ta përfshijë atë në skuadër për atë ndeshje të mbrëmjes kundër ekipit të Championship.

Nëse Pogba paraqitet, do të ishte paraqitja e tij e parë nën udhëheqjen e përkohshëm Rangnick.

‘SunSport’ zbuloi javën e kaluar se fituesi francez i Kupës së Botës ka pasur një sërë bisedimesh pozitive me trajnerin e United.

Ai ka mbetur i impresionuar me idetë e tij për të nxjerrë më të mirën nga lojtari gjatë pjesës së mbetur të sezonit.

Ishte diçka që ish-menaxheri Jose Mourinho dhe Ole Gunnar Solskjaer nuk ishin në gjendje ta bënin për asnjë periudhë kohe, por Pogba beson se gjërat mund të ndryshojnë me Rangnick.

Kjo madje mund të çojë që ai të bëjë një kthesë dhe të vendosë të qëndrojë në verë nëse mandati i Rangnick si shef zgjatet për dy vjet.

Pogba i skadon kontrata në fund të sezonit kur mund të largohet pa pagesë dhe të gjitha bisedimet mes lojtarit dhe klubit për një marrëveshje të re janë anuluar.

Por një fund pozitiv i sezonit dhe vazhdimi i Rangnick në karrigen e nxehtë mund t’i kthejë të dyja palët në tryezën e bisedimeve dhe 28-vjeçari të angazhohet për katër vite të tjera në Old Trafford./ h.ll/albeu.com

të fundit

Berisha kërkon rimbajtjen e seancës plenare: E bëtë vetëm për të maskuar Erion Veliajn

Këtë të mërkurë, ish-kryeministri i vendit dhe njëkohësisht kryetar i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka akuzuar Partinë Socialiste për shkelje…

5 minutes ago

Zbardhet lista e anëtarëve të PD në komisionet parlamentare

Ditën e sotme, janë publikuar emrat e deputetëve të Partisë Demokratike, që do të përfaqësojnë opozitën në komisionet parlamentare. Konferenca…

16 minutes ago

Rama thërret deputetët e Tiranës dhe ministrat në Kryeministri

Këtë të mërkurë, kryeministri Edi Rama, ka thirrur në një takim deputetët e Tiranës dhe ministrat ne kryeministri. Takimi do…

26 minutes ago

“Fyese për Islamin”/ Turqia arreston një komedian dhe një reper, shkak bëhet një shaka

Mbrëmjen e djeshme, Turqia i ka arrestuar një komedian dhe një reper, pasi prokurorët thanë se emisioni i tyre online…

34 minutes ago

Opozita mban një minutë heshtje për ish-deputetin Abdi Baleta, mazhoranca e refuzon, Peleshi: Nderimi do të bëhet në fund të seancës

Ndërsa mbahej seanca plenare në Kuvend, deputeti i opozitës Besart Xhaferri, në fjalën e tij kërkoi që të mbahej një…

40 minutes ago

Saimir Korreshi “vesh” kompjuterin me kollare: Kam sjellë burrin e Diellës, kemi ardhur të kërkojmë dorën e ministres (VIDEO)

Këtë të mërkurë, deputeti i PD Saimir Korreshi, ka zgjedhur një mënyrë të veçantë për t’u paraqitur në seancën plenare…

60 minutes ago