Maurizio Pochettino ka thënë fjalë të mëdha për Armando Brojën, pasi ky i fundit arriti të shënonte në përballjen e sotme ndaj Preston në FA Cup.
Ky ishte goli i parë për Brojën pas kthimit nga dëmtimi për vitin 2024, ndërsa Chelsea fitoi 4-0, e ku mbrojtësi shqiptar e shënoi golin e hapës.
None found
“Unë mendoj se goli do të jetë fantastik për vetëbesimin e Brojës. Ai duhet të buzëqesh, të jetë pozitiv dhe të ndryshoj gjuhën e trupit tani. Unë mendoj se kur ai luan mirë dhe gjen rrjetën, rritet”.
“Është shumë i rëndësishëm ky gol për të, por unë duhet të jem i sinqertë, Broja duhet ta përdor këtë ndeshje për t’u rritur. Jo vetëm në aspektin fizik apo në kapacitetin e tij, por duhet ta përdor këtë hap për të vazhduar përpara dhe për të buzëqeshur, duhet të jetë më shumë pozitiv dhe të rritet tani”.
“Potenciali te Broja është mbresëlënës, lojtari i ri në Angli ose në Evropë, një nga ata lojtarët që kanë më shumë potencial. Duhet ta shtyj veten deri në limite dhe të punojë shumë. Ka kaluar një dëmtim shumë të madh në të kaluarën dhe kjo kërkon kohë. Nuk është e lehtë për të që të paraqitet në nivelet që ne presim. Pritshmëritë tona për të janë të mëdha dhe ne do ta shtyjmë”, ka thënë Pochettino.
Këto fjalë të trajnerit argjentinas duket se i kanë dhënë vulën mos largimit të Brojës në afatin kalimtar të janarit edhe pse kishte shumë klube që e donin. /Telegrafi/
Volkswagen ka vendosur të pezullojë përkohësisht zhvillimin e modelit të ri elektrik ID. Golf, në kuadër të përpjekjeve për të…
Barcelona po shqyrton mundësinë e përforcimit të repartit defensiv gjatë afatit kalimtar të janarit, ndërsa në listën e emrave të…
Një ngjarje e rëndë ka tronditur Kaliforninë në SHBA, ku një 31-vjeçare shtatzënë ka humbur jetën pas të shtënave me…
Sioni ka shpëtuar një pikë në udhëtim te Luzerni, në një ndeshje ku protagonistë ishin dy futbollistët e Kosovës, Kreshnik…
Një zhvillim i ri ka tronditur sektorin financiar në Turqi. Korkmaz Enes Ergun, drejtori i përgjithshëm i Bursës së Stambollit…
Dean KlafuriçTirana pret në stadiumin e Vorës Egnatian, për ndeshjen e vlefshme të javës së 10-të të “Abissnet Superiore” [...]Read…