Armando Broja dhe “televonela” e tij me Chelsean ka qenë shumë e përfolur në këto merkato dimërore. Diskutimet janë të shumta nëse shqiptari do të shitet ose huazohet, apo do të qëndrojë në “Stamford Bridge”.
Por një gjë dihet, Broja ka mbështetjen e plotë të trajnerit të “Bluve të Londrës”. Në një deklaratë të dhënë së fundmi, Mauricio Pochettino krahason yllin e Kombëtares shqiptare me Harry Kane dhe duket qartë se argjentinasi beson “verbërisht” te Broja.
“Të gjithë sulmuesit e mëdhenj kanë kërkuar kohën e tyre kur kanë qenë të rinj. Ata duhet që të gjejnë balancën e tyre. Por unë prapë mendoj se Armando Broja ka potencialin të jetë sulmues i jashtëzakonshëm. Procesi kërkon kohë.
Unë e krahasoj gjithmonë Brojën me Harry Kane. Kane shkoi në huazim te Leyton, Norëich dhe u desh disa kohë derisa mbërriti momenti I tij. Në gjashtë muajt tonë të parë, Broja filloi të luante vetëm në dhjetor dhe në janar dhe atëherë nisëm të shihnim potencialin e tij.
Ka vuajtur një dëmtim të madh dhe është e vështirë. Dhe ne jemi te Chelsea, Broja po përpiqet, por njerëzit bëjnë krahasime me sulmues të mëdhenj si Didier Drogba apo të tjerë, kjo është gjithmonë e vështirë për një djalë të ri”, është shprehur Mauricio Pochettino. /newsport.al/
Një konflikt për motive të dobëta mes dy drejtuesve të automjeteve u kthye në një ngjarje tragjike gjatë orëve të…
Kryetari i Lëvizjes "Shqipëria Bëhet", Adriatik Lapaj tha se, kryeministri Edi Rama drejton qeverinë më hajdute të Europës. Në një…
Një stuhi masive dimërore, që shtrihet në të gjithë territorin e Shteteve të Bashkuara, ka lënë rreth 730 mijë persona…
Lim Hoti ka zhvilluar mëngjesin e sotëm një bisedë me Benitën, gjatë së cilës ka ndarë disa detaje nga jeta…
Një aksidenti i rëndë ka ndodhur paraditen e sotme në fshatin Bogë të Rugovës, ku kanë mbetur të lënduar katër…
Instituti i Gjeoshkencave ka ndarë një parashikim për kushtet meteorologjike në vend për fillimjavën. Sipas të dhënave, në të gjitha…