sport

“Po presim largimin e tij” – presidenti i Lille nuk llogarit te Zhegrova, klubi i njohur anglez shfaqet si më ideali për ta vazhduar karrierën

Presidenti i Lille, Olivier Letang, ka njoftuar se klubi do të kërkojë të shesë sulmuesin kosovar, Edon Zhegrova, gjatë afatit kalimtar veror.

Sipas analizave të firmës SciSports, Newcastle rezulton si klubi më i përshtatshëm për Zhegrovën, me një përputhshmëri prej 83 pikësh nga 100.

Zhegrova ka kërkuar të largohet nga Lille, por skuadra e Ligue 1 deri më tani ka ngurruar të realizojë ndonjë marrëveshje. Napoli ka treguar interes të hershëm për 26-vjeçarin, por përpjekjet e tyre për ta transferuar kanë dështuar.

Tani që ka vetëm një vit kontratë me Lille dhe klubi ka humbur kohët e fundit Jonathan David dhe Angel Gomes si largime falas, presidenti Letang e konfirmoi në konferencën e tij të fundit për shtyp se do të kërkojnë ta shesin Zhegrovën për të mos e humbur falas.

“Edon ka shprehur dëshirën për t’u larguar. Nuk më duket e përshtatshme ta mbajmë me një vit të mbetur në kontratë, sidomos në kontekstin aktual ekonomik të futbollit francez. Po presim largimin e tij”, deklaroi ai.

Interesi më i fortë për Zhegrovën besohet të vijë nga Italia, me Atalantën që gjithashtu konsiderohet një nga pretendentët. Megjithatë, SciSports sugjeron se Newcastle është një opsion i shkëlqyer për të ardhmen e tij, duke u pasuar nga Bayer Leverkusen, Everton, Juventus dhe Napoli.

Newcastle ka nevojë për një sulmues krahut të djathtë në skuadër, pavarësisht performancave pozitive të Jacob Murphy sezonin e kaluar.

Klubi anglez kohët e fundit donte yllin e Nottingham Forest, Anthony Elanga, i cili ishte objektivi kryesor i Newcastle. Megjithatë, Nottingham Forest kërkon 70 milionë euro, një shumë që Newcastle nuk dëshiron ta paguajë.

Me vlerën e transferimit të parashikuar për Zhegrovën në 20.3 milionë euro, ai paraqet një alternativë shumë më të përballueshme në krahasim me Elangën, i cili ka një vlerë prej 49.4 milionë eurosh.

Edon Zhegrova mungoi gjatë gjysmës së dytë të sezonit të kaluar për shkak të dëmtimit, por në 21 paraqitjet e tij arriti të shënojë tetë gola dhe të japë dy asiste.

të fundit

Horoskopi 4 Korrik, ja çfarë kanë parashikuar yjet për ju

Dashi Do jeni ne kërkim te emocioneve te forta sot ju qe jeni ne një lidhje. Duke qene se komunikimi…

7 hours ago

VIDEO/ Aksident i frikshëm në Greqi, makina e merr zvarrë për disa metra motoçikletën

Një aksident ka ndodhur në pasditen e sotme në qendër të Heraklionit. Siç shihet edhe në pamje një makinë ka…

7 hours ago

Tela për skandalin e Bankers: Të gjithë u pajtuan që nafta jonë të shitej jashtë dhe Bankers të mos paguante as tatim-fitimin

Gazetari Andi Tela, duke komentuar arrestimet te kompania e naftës “Bankers”, deklaroi se për 20 vite kjo kompani ka nxjerrë…

8 hours ago

Osmani: Konstituimi i Kuvendit brenda 30 ditëve është detyrim, jo opsion

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka thënë pas ditës së dytë të konsultimeve me partitë parlamentare se konstituimi i Kuvendit…

8 hours ago

“Drama” e rinumërimit në Fier, Andi Bushati: Zegjineja, bibë e pilotuar nga Rama!

Zegjinë Çaushi, përjetoi emocione të forta pas rinumërimit të votave në Fier, pasi brenda pak orëve, e humbi dhe e…

8 hours ago

Zjarret në vend/ Emergjencat Civile: Janë raportuar 14 vatra, 10 janë shuar, 4 aktive

Ministria e Mbrojtjes ka njoftuar mbrëmjen e sotme se sipas të dhënave nga Qendra Kombëtare Operacionale e Emergjencave Civile në…

9 hours ago