kosovë

Osmani: Konstituimi i Kuvendit brenda 30 ditëve është detyrim, jo opsion

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka thënë pas ditës së dytë të konsultimeve me partitë parlamentare se konstituimi i Kuvendit brenda afatit prej 30 ditëve të caktuar nga Gjykata Kushtetuese është “detyrim dhe jo opsion”. Osmani e përsëriti thirrjen e saj për liderët e partive parlamentare që “sa më shpejt” ta gjejnë një rrugëdalje për konstituimin e Kuvendit, tha Presidenca në një komunikatë pas takimit të enjten.

Kosova është pa institucione të reja edhe katër muaj pas mbajtës së zgjedhjeve parlamentare, pasi deputetët kanë dështuar ta konstituojnë Kuvendin të një marrëveshjeje politike, duke qenë se asnjëra parti nuk e ka fituar shumicën për të qeverisur e vetme. Gjykata Kushtetuese e Kosovës nxori një aktgjykim më 26 qershor, i cili i deytron deputetët që brenda 30 ditëve ta konstituojnë Kuvendin pra deri më 26 korrik.

Të lidhura

None found

Në ditën e dytë të konsultimeve, Osmani priti në takim bashkëkryetarin e partisë Guxo, Faton Peci; kryetaren e partisë Alternativa, Mimoza Kusari-Lila. Peci tha se u bën thirrje të gjitha partive politike “t’i thërrasin arsyes, t’i thërrasin mendjes së shëndoshë dhe të mundësojnë zgjedhjen e kryetarit të Kuvendit dhe konstituimin e tij”.

“Vetëm në këtë mënyrë do të mund ta kemi një qeveri brenda 15 ditësh”, tha ai.

Osmani gjithashtu u takua edhe me përfaqësuesit e partive nga komunitetet joshumicë: kryetarin e partisë serbe për Liri, Drejtësi dhe Mbijetesë, Nenad Rashiq; kryetarin e Partisë Demokratike Turke të Kosovës, Fikrim Damka; kryetarin e Iniciativës së re Demokratike të Kosovës, Elbert Krasniqi; kryetaren e Unionit Socialdemokrat, Duda Bale; kryetaren e Partisë së Re Demokratike, Emilija Rexhepi; kryetarin e Partisë Unike Gorane, Adem Hoxha; kryetarin e Partisë Rome të Bashkuar të Kosovës, Albert Kinolli; dhe kryetarin e Partisë Demokratike të Boshnjakëve, Rasim Demiri.

Një ditë më parë, Osmani zhvilloi takime me liderët e partive kryesore: kryetarin e Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti; kryetarin e PDK-së, Memli Krasniqi; kreun e LDK-së, Lumir Abdixhiku; dhe kryetarin e AAK-së, Ramush Haradinaj. Pas takimit, Kurti tha se do të angazhohet për konstituimin e Kuvendit.

“Diskutuam gjerë e gjatë, i përmendëm të gjitha elementet përbërëse… zonja presidente do të ketë takime edhe me përfaqësues të tjerë politikë. Mbase në fund do të mund të shohim nëse kemi bërë përparim”, tha Kurti.

Ndërkohë, përfaqësuesit e partive të tjera të mëdha parlamentare, në takimet ndaras me presidenten Osmani të mërkurën, kanë ripërsëritur kërkesën për votim të hapur për zgjedhjen e kryetarit të Kuvendit. Përkundër plot 41 përpjekjeve, deputetët e zgjedhur të Kuvendit të Kosovës nuk kanë arritur ende ta konstituojnë institucionin ligjvënës.

Procesi ka ngecur te emërimi i kryetarit dhe nënkryetarëve të Kuvendit me Vetëvendosjen që kërkon votim të fshehtë, pasi kandidatja e saj Albulena Haxhiu s’i mori 61 vota të nevojshme në votim të hapur – por partitë e tjera e kundërshtojnë një mënyrë të tillë të votimit. Vetëm pas konstituimit të Kuvendit mund të formohet qeveria e re.

Zgjedhjet parlamentare janë mbajtur më 9 shkurt. Vetëvendosje doli e para duke i fituar 48 ulëse, 13 më pak se të paktën 61 të nevojshme ta formuar qeverinë e re e vetme. PDK-ja zuri vendin e dytë me 24 ulëse, LDK e treta me 20, AAK-Nisma 8 dhe Lista Serbe 9./REL

të fundit

Trump refuzon planin iranian për armëpushim, Teherani thotë se nuk ka bisedime me SHBA-në

Irani këmbëngul se aktualisht nuk ka negociata me Shtetet e Bashkuara dhe se çdo përpjekje për rifillimin e dialogut duhet…

5 minutes ago

Irani publikon pamje të një kompleksi nëntokësor raketash të fshehur në male

Irani ka zbuluar një tjetër kompleks të madh ushtarak nëntokësor, të cilin e cilëson si një “qytet raketash”, duke publikuar…

5 minutes ago

Në Greqi gjendet në valixhe trupi i 24-vjeçares nga Burkina Faso, gazetari: Ishte e lidhur, pa shenja të dukshme dhune

Një ngjarje tronditëse është zbuluar në Greqi, ku trupi i pajetë i një vajze 24-vjeçare, me origjinë nga Burkina Faso,…

6 minutes ago

Seanca e parë e Knesetit përfshihet nga tensionet, Netanyahu përplaset me opozitën

Seanca e parë e parlamentit të ri izraelit, Knesetit, u shoqërua me tensione të forta politike, debate të ashpra dhe…

6 minutes ago

Matteo Moretto: Endrick ka 70 për qind mundësi të largohet nga Real Madridi në janar

Endrick është gjithnjë e më pranë largimit nga Real Madridi në formë huazimi gjatë afatit kalimtar të janarit, pasi sulmuesi…

6 minutes ago

Takimi PS-PD për Reformën Zgjedhore, Shehaj: Pazar i përsëritur prej 35 vitesh, ndryshimi nuk ndalet

Kryetari i Partisë Mundësia, Agron Shehaj, ka reaguar ndaj takimit mes përfaqësuesve të Partisë Socialiste dhe Partisë Demokratike për Reformën…

10 minutes ago