Categories: sport

Po përpiqen të na bëjnë budallenj”, Morientes kritikon Real Madridin për çështjen Rodri

Fernando Morientes ka reaguar ashpër ndaj Real Madridit për mënyrën se si klubi ka trajtuar interesimin për Rodrin, mesfushorin e Manchester Cityt që tashmë ndodhet pranë një transferimi te rivali i përbetuar, Barcelona.

Të lidhura

None found

Rodri, fitues i Kupës së Botës me Spanjën, është një nga objektivat kryesorë të klubit katalunas. Sipas raportimeve të fundit, Barcelona po i afrohet gjithnjë e më shumë marrëveshjes për sigurimin e shërbimeve të tij.

Mundësia që mesfushori spanjoll të përfundojë në Barcelonë ka shkaktuar pakënaqësi në Madrid. Morientes, ish-lojtar i Real Madridit, e ka shprehur këtë qëndrim duke kritikuar hapur klubin.

“Është një shaka. Ata na marrin për budallenj. Është e qartë se Real Madridi nuk e donte Rodrin. Real Madridi nuk fle në gjumë në situata të tilla. Mund të flesh kur bëhet fjalë për një mbrojtës të djathtë 14-vjeçar, por jo për një lojtar të këtij lloji”, deklaroi Morientes.

Ish-sulmuesi e cilësoi të pajustifikueshme përpjekjen e klubit madrilen për ta paraqitur vendimin e Rodrit si një zgjedhje tërësisht personale të lojtarit për t’iu bashkuar Barcelonës.

“Real Madridi nuk i ka bërë të gjitha përpjekjet e nevojshme. Tani ia kalojnë përgjegjësinë Rodrit, duke thënë se ai donte të nënshkruante për Barçën për shkak të stilit të lojës. Kjo është një shaka me shije të keqe për ata prej nesh që e njohin futbollin”, shtoi ai.

Morientes solli në vëmendje edhe disa prej transferimeve më të bujshme të Real Madridit. Sipas tij, sa herë që klubi ka qenë realisht i vendosur për të marrë një futbollist të nivelit botëror, ka arritur ta mbyllë me sukses operacionin.

“Kur Real Madridi ka shkuar pas një transferimi të këtij lloji, ia ka dalë ta realizojë: Figo, Zidane, Owen, Ronaldo… Askush të mos vijë të më thotë tani se Rodri donte të luante diku tjetër”, përfundoi Morientes.

Fjalët e tij vijnë ndërsa Barcelona po bën hapa përpara në përpjekjen për të transferuar Rodrin, duke e shndërruar betejën për yllin spanjoll në një tjetër përballje të rëndësishme mes dy klubeve më të mëdha të futbollit spanjoll.

të fundit

Oferta saudite ndryshon planet e Sancho-s: anglezi refuzon Getafen

Jadon Sancho ka vendosur të mos transferohet te Getafe, pasi ka marrë një ofertë joshëse nga Arabia Saudite, raporton eksperti…

3 minutes ago

VIDEO/ Fleetwood surprizon Arsenalin dhe shkruan historinë në Kupën e Anglisë

FleetwoodFleetwood ka shkruar historinë duke eliminuar nga Kupa e Anglisë, EFL Cup, Arsenalin [...]Read More...

14 minutes ago

Polemika e Mbappés në Kinë mund t’i sjellë Real Madridit humbje prej miliona eurosh

Polemikat rreth Kylian Mbappes në Kinë po shkaktojnë pasoja që mund të prekin edhe Real Madridin. Pas kërkimfaljes së sulmuesit…

15 minutes ago

Shenjat e hershme të defekteve në kutinë e shpejtësive nuk duhen injoruar

Kutia e shpejtësive është një nga pjesët kryesore të çdo veture dhe defektet në të mund të shkaktojnë shpenzime të…

17 minutes ago

Nikolloski: A final solution for our transport operators is still lacking

Zëvendëskryeministri dhe Ministri i Transportit, Aleksandar Nikolloski theksoi se deri më tani janë bërë dy gjëra, shoferët trajtohen si profesionistë…

20 minutes ago

Aulon Kalaja pretendon se Rama po negocion largimin nga posti: Debati për përgjegjësinë penale

Aktivisti Aulon Kalaja, ka bërë deklarata të forta lidhur me një largim të mundshëm të kryeministrit Edi Rama nga pushteti,…

20 minutes ago