Real Madridi nuk po largohet nga rruga që i ka dhënë rezultate kaq të mira vitet e fundit në afatin kalimtar. Klubi spanjoll nuk dëshiron të ndalet kurrë së kërkuari profile të reja me një çmim të mirë që mund t’i transferojë para se të bëhen lojtarë të mëdhenj.
Kështu janë transferuar Vinicius, Rodrygo dhe Camavinga, ndërsa rasti i fundit është Endrick. Ai nga Palmeiras do të mbërrijë në ‘Santiago Bernabéu’ në korrik, por deri atëherë madrilenët mund të kenë mbyllur transferimin e një tjetër adoleshenti të talentuar: Franco Mastantuono nga River Plate.
None found
Argjentinasi është shumë i pëlqyer nga bordi i klubit dhe siç ka raportuar tashmë Relevo, tashmë ka pasur kontakte mes dy klubeve.
Përgjigja që ka gjetur klubi është shumë pozitive. Mastantuono dëshiron të luajë për Real Madridin dhe këtë e ka konfirmuar privatisht tek drejtuesit e River Plates.
Për këtë arsye ai ka kërkuar që çdo ofertë që vjen nga Real Madridi të ketë prioritet, duke lënë në plan të dytë ato të klubeve tjera të mëdha evropiane.
Mastantuono së fundmi kishte nënshkruar kontratë të re me River Platen në muajin mars dhe klauzola e tij tashmë ka kapur shifrën e 45 milionëve, por Real Madridi shpreson që mund ta ul këtë shumë falë marrëdhënieve të mira me klubin argjentinas.
Ideja e drejtuesve madrilen është që të përsërisin formulën me të cilën transferuan Endrick. Të paguajnë një pjesë të shumës ndërsa pjesën e mbetur ta paguajnë në formë bonusesh, përveç dhënies së lejes që Mastantuono të qëndrojë tek Riveri derisa të mbushte 18 vjeç (gusht 2025). /Telegrafi/
Google ka nxjerr një mjet të ri të inteligjencës artificiale që u lejon përdoruesve të krijojnë imazhe të rreme duke vendosur…
Google ka kohë që po fshin llogaritë joaktive – ose të paktën ka paralajmëruar se do ta bëjë këtë –…
OBRM-PDUKM në një deklaratë theksojnë se nuk do të lejojë që urrejtja dhe pesimizmi të bëhen një “ideologji kombëtare”, duke…
Janë zbuluar gjashtë kandidaturat për postin e Prokurorit të Përgjithshëm. Siç raportohet nga gazetarja Klodiana Lala, në listën e zyrtarëve…
VllazniaVllaznia do të udhëtojë drejt Pukës, për të zhvilluar përgatitjet e fundit për sezonin e ri në “Abissnet Superiore”, 2026/27…
Tre persona kanë humbur jetën dhe dy të tjerë janë plagosur pas një sulmi ajror ukrainas në Krimenë e kontrolluar…