sport

“Pjesë e parë shumë e dobët”, Kristjan Asllani me mendjen tek Inter: Jam i lodhur nga koka, tani do shkoj në Botërorin e Klubeve

Kombëtarja shqiptare ka barazuar në transfertë përballë Letonisë, në ndeshjen e vlefshme për raundin e 4-t të kualifikueseve të Botërorit.

Sfida e zhvilluar në Riga, përfundoi në barazim 1-1. Në përfundim të këtij dueli ka folur edhe Kristjan Asllani.

“Nuk e di, por sigurisht që nuk ishte një pjesë e parë pozitive. Nuk e di çfarë ka ndodhur, por s’patëm fat me penalltinë. Më pash shënuam ne, pësuam në minutat e fundit. E dimë çfarë ëndrre kemi në dhe po të bësh një pjesë të parë në atë mënyrë, bëhet tepër e vështirë.

1 pikë? Të gjitha ndeshjet janë të vështira, edhe kjo ishte e tillë. Trajnerët italianë i njoh shumë mirë, e dija si do luanin futboll. Serbia ka 2 ndeshje më pak, të shohim. Çunat do pushojnë, unë do shkoj në Botërorin e Klubeve. Kur të kthehemi në Kombëtare, të shohim një Shqipëri tjetër.

Kemi marrë shumë kundërsulme. Në pjesën e dytë tentova të gjeja sulmuesit e krahut, për një krosim ose një kundër një. Sidomos në pjesën e parë problemi vinte nga presingu individual. Kemi lënë mbrojtjen shumë shpesh vetëm. Do e shohim përsëri këtë ndeshje dhe kur të kthehemi do ta shohim. Do të luajmë për të fituar ndeshjet.

Botërori i Klubeve dhe e ardhmja? Nuk e di çfarë do të bëhet. Do të shkoj në Botërorin e Klubeve dhe për merkaton do të flasim. Jam shumë i lodhur nga koka”, tha Asllani.

të fundit

Ramadani: Ndërrimi i pushtetit në Serbi nuk do ta ndryshojë politikën ndaj Kosovës

Në Serbi pas 12-viteve, ka rënë Aleksandar Vuçiq nga pushteti, derisa drejtimin e këtij shteti do të marrë Lista Studentore…

4 minutes ago

Nga tentativa për të marrë makinën e motrës deri te arrestimi në malet e Becit: si u kap Albert Sylaj

Albert Sylaj, i dyshuar për vrasjen e Arlinda Zekajt, është arrestuar pas një aksioni policor në malet e Becit të…

4 minutes ago

Kushte të qëndrueshme atmosferike/ Njihuni me parashikimin e motit, 28 Tetor 2026

Këtë të mërkurë, moti parashikohet të jetë pa reshje në të gjithë vendin. Sipas parashikimit meteorologjik, temperaturat minimale dhe maksimale…

17 minutes ago

Horoskopi 28 Tetor 2026/ Zbuloni surprizat e yjeve për secilën shenjë

Dashi Gjatë gjysmës së parë të ditës ka shumë mundësi që të merrni një lajm lidhur me sferat praktike të…

21 minutes ago

Albert Sylaj arrested after two days on the run

Albert Sylaj, i dyshuari për vrasjen e Arlinda Zekajt në Vitomiricë të Pejës, është arrestuar mbrëmjen e së martës, pas…

7 hours ago

Albert Sylaj arrestohet pas dy ditësh në arrati

Albert Sylaj, i dyshuari për vrasjen e Arlinda Zekajt në Vitomiricë të Pejës, është arrestuar mbrëmjen e së martës, pas…

7 hours ago