sport

Kombëtarja, Kristjan Asllani: Jemi gati për këto dy ndeshje. Duam të fitojmë grupin në Nations League. Presim tifozët në stadium

Kombëtarja ka nisur përgatitjet për ndeshjet e radhës miqësorë me Izraelin dhe Luksemburgun. Tashmë i gjithë grupi është i plotë më përjashtim të Ismajlit që u largua për probleme fizike dhe duket se atmosfera është mirë Kristjan Asllani foli për FSHF teksa tha se skuadra është gati për këto dy ndeshje

‘Ndihem shumë mirë, ka 10 ditë që ka mbaruar kampionati im, por ndihem shumë mirë. Sa erdhën të gjithë djemtë, jemi gati për këto dy ndeshje-tha Kristjan Asllani

Të lidhura

None found

Mesfushori kuqezi shtoi se ndoshta rezultati në këto miqësore ndoshta nuk ka rëndësi, por gjithsesi kanë vlerë duke qenë se kombëtarja është me trajner të ri

‘Nuk e di sa vlejnë, por nuk besoj se rezultati vlen në këto dy ndeshje, por është shumë mirë t’i luajmë këto dy ndeshje sepse kemi një trajner të ri dhe kështu do të shohim çfarë do të na kërkojë trajneri. Do jenë një test shumë i mirë, sidomos ndeshja me Izraelin dhe të shohim çfarë do ndodhë-shtoi futbollisti

Përsa i përket trajnerit Rolando Maran, Asllani e vlerësoi edhe pse nuk e kishte njohur më parë ndërkohë që nuk harroi të falenderojë edhe ish trajnerin Sylvinho

‘Nuk e njoh si emër, por kam folur 5 minuta më duket se është një trajner që e kupton shumë mirë futbollin dhe është shumë i qetë kur flet. Falenderoj edhe trajnerin Sylvinho që na ka ndihmuar shumë, kemi bërë 3 vjet shumë të mira me të, e falenderoj se më ka ndihmuar shumë edhe ai personalisht dhe tani ka ardhur ky trajner dhe sigurisht italianët punojnë shumë në anën taktike dhe të shohim si do shkojnë gjërat-tha Asllani

Në shtator nisin ndeshjet e Nations League dhe mesfushori kuqezi tha se objektivi është fitorja e grupit, por që në këtë moment do të mendohet vetëm për dy miqësoret e kësaj jave

‘Objektivi siç thanë të gjithë është vendi i parë sepse nuk është një grup i lehtë, por nuk është edhe aq shumë i fortë, por objektivi ynë është vendi i parë. Siç thamë do përgatisim këto dy ndeshje dhe më pas do të mendojmë për Nations League-shtoi mesfushori

Asllani më pas tha se kjo kombëtare ka shumë cilësi, por që do të bëhet akoma më e fortë si dhe për situatën e tij në klube, ndërkohë që kërkoi edhe praninë e tifozëve në stadium

‘Për mendimin tim ky ekip ka shumë kualitet, shumë cilësi dhe për mendimin tim kjo skuadër është e fortë. Kemi shumë djem të rinj në kombëtare si Hasa, Shpendi, por kemi edhe Feta Fetai. Janë shumë lojtarë të fortë dhe kjo kombëtare do të bëhet akoma më e fortë, por unë besoj se kjo kombëtare ka shumë kualitet dhe kjo është gjë shumë e madhe. Situata ime? Kam pasur disa probleme në Torino, pastaj kur shkova te Besiktas i kam luajtur të gjitha ndeshjet, vetëm nuk i kam nisur nga fillimi, por jam i lumtur, ka qenë një eksperiencë shumë e bukur, shumë e madhe. kam luajtur shumë vite në Itali dhe ishte mirë për mua të ndryshoja shtet. Jam i lumtur por tani të mendoj për kombëtaren dhe të shoh. Tifozët? Tifozët na duhen, shpresojmë që të vijnë të na shohin në stadium, ne po i presim. duam t’iu japim një fitore në Air Albania sepse të luash aty është gjëja më e bukur në botë’-përfundoi Kristjan Asllani

të fundit

Telefoni i hakuar i Jared Kushnerit: “Vanity Fair” raporton për bisedime dhe transferta prej mbi 700 milionë dollarësh

Revista amerikane “Vanity Fair” ka publikuar një investigim që ngre pikëpyetje mbi lëvizje të mëdha financiare të lidhura me Jared…

6 minutes ago

Sekretet e telefonit”/ Vanity Fair: Pajisja e hakuar e Jared Kushnerit zbuloi negociata dhe transferta mbi 700 milionë dollarë

Revista amerikane “Vanity Fair” ka publikuar një investigim që ngre pikëpyetje mbi lëvizje të mëdha financiare të lidhura me Jared…

24 minutes ago

Horoscope for October 23, 2026: Discover what the stars predict for each sign

Dashi Klima ne jetën tuaj ne çift do jete shume e ngrohte gjate gjithë kësaj dite. Do ndiheni mire pranë…

1 hour ago

Kane kryeson listën e kandidatëve për Topin e Artë 2026, mes tyre edhe Messi

Harry Kane është favoriti kryesor për ta fituar Topin e Artë 2026, vetëm pak ditë para ceremonisë që do të…

2 hours ago

Horoskopi 23 Tetor 2026/ Zbuloni çfarë parashikojnë yjet për secilën shenjë

Dashi Klima ne jetën tuaj ne çift do jete shume e ngrohte gjate gjithë kësaj dite. Do ndiheni mire pranë…

2 hours ago

CNN e sheh Adri Mehmetin si një prej shpresave të mëdha të futbollit amerikan

Mediumi i famshëm “CNN” e ka vlerësuar talentin e New York Red Bulls Adri Mehmeti si e ardhmja e futbollit…

2 hours ago