sport

Ka lindur një epokë e re, kush do të jetë mbreti i ri? (FOTO LAJM)

Ka ardhur koha, ka ardhur ora. Ata sunduan mjaft gjatë, ne i shijuam golat e tyre, por sezoni aktual tregon përfundimisht se si Lionel Messi ashtu edhe Cristiano Ronaldo janë në rënie të lirë dhe se futbolli dëshiron shumë superyje të rinj.

Asnjëherë më parë nuk kanë luajtur dy lojtarë të tillë dominues në të njëjtën epokë.

Të lidhura

None found

Dhe pyetja kryesore është nëse diçka e tillë do të ndodhë përsëri.

E vërtetë, shumë parashikojnë që pozitat e Messit dhe Ronaldos në piedestal do t’i marrin Killian Mbape dhe Erling Haland.

Pritjet e tilla ka një justifikim, por që ne të mund ta konstatojmë këtë si fakt, duhet të kalojë edhe pak kohë. Edhe disa sezone.

Si Ronaldo ashtu edhe Messi ndryshuan ekipin e tyre verën e kaluar. Në kërkim të motiveve të reja dhe gjithçka si rezultat i dëshirës për të menaxhuar edhe disa vite të tjera, ata humbën pak. Si numrat ashtu edhe efekti estetik janë larg niveleve me të cilat jemi mësuar. Për të tretin vit radhazi, Cristiano nuk është në çerekfinale të Ligës së Kampionëve, ndërsa Leo për herë të fundit luajti në atë fazë dy vite më parë dhe u turpërua me Barcelonën. Ishte sezoni kur Bayern shënoi tetë gola.

Në fund të fundit, qëndrimi (si i medias ashtu edhe i ekspertëve) është i qartë se është koha për të bërtitur: “Tirani” mbaroi, rrofshin mbretërit e rinj.

Marca shkruan

– Një brez i jashtëzakonshëm lojtarësh të rinj ka hyrë ose po hyn në skenë. Shikuesit nuk janë më aq të kënaqur me Messin dhe Ronaldon. Ata janë e kaluara.

Gazeta madrilene kujton më tej se dy lojtarët më të kërkuar me siguri do të ndryshojnë ambient gjatë verës,

Marca më pas përpiloi një listë me 11 lojtarë që përfaqësojnë të tashmen e re të futbollit, ku nuk mungojnë emra si Mbappe, Haland, Pedri, apo Felix .

 

Për këtë, Marca organizoi një sondazh me një pyetje të thjeshtë: Kush është aktualisht lojtari më i mirë në botë?

Renditja aktuale është si më poshtë: Mbappe 16%, Benzema dhe Lewandowski 13%, Haland 12%, Salah 10%, Pedri 9%, Messi 8%. /albeu.com/

Tags: MESSIRonaldo

të fundit

Vushtrria rikthehet në fushë përballë Dritës pas marrëveshjes me kryesinë

Futbollistët e Vushtrrisë do të rikthehen në fushë për ndeshjen e radhës ndaj Dritës, pas bojkotimit të përballjes me Ballkanin,…

2 minutes ago

Haxhiu u bën thirrje grave të mos i shtyjnë kontrollet për kancerin e gjirit

Grave iu bëhet thirrje për kontrolle të rregullta për kancerin e gjirit — Klan Kosova [...]Read More...

7 minutes ago

ADN-ja lidh Ted Bundy-n me vrasjen e Melissa Ann Smith, më shumë se 50 vjet pas ngjarjes

Përparimet në analizat e ADN-së kanë ndihmuar autoritetet amerikane të lidhin vrasësin serial, Ted Bundy me vrasjen e 17-vjeçares Melissa…

8 minutes ago

Taravari: Ka ardhur momenti për ndryshimet kushtetuese dhe hapa të mëtejshëm drejt integrimit evropian

Kryetari i ASH-së, Arben Taravari njofton se sot ka takuar ambasadorin e BE-së, Michalis Rokas me të cilin ka biseduar…

10 minutes ago

Punonjësja e parkut të kafshëve të egra në Holandë humb jetën pas sulmit nga pantera

Një punonjëse e një parku të kafshëve të egra në jug të Holandës ka ndërruar jetë nga plagët e marra…

25 minutes ago

Pas humbjes në zgjedhje, autoritetet braziliane i heqin pasaportat senatorit Flavio Bolsonaro

Autoritetet braziliane kanë anuluar pasaportat e senatorit, Flavio Bolsonaro, pasi ai nuk zbatoi urdhrin e Gjykatës së Lartë për dorëzimin…

25 minutes ago