sport

Pioli: Askush nuk mund të jetë i kënaqur me sezonin e Milanit

Stefano Pioli shpreson se Milani mund t’i rikthehet rrugëve të fitoreve ndaj Romës në San Siro të dielën, por ka pranuar se rezultatet e kuqezinjve në gjysmën e parë të sezonit 2023/24 i kanë lënë të gjithë të pakënaqur.

Trajneri i Milanit mbajti konferencën e tij të zakonshme për shtyp para ndeshjes të së dielës përpara takimit me Romën e Jose Mourinhos.

Të lidhura

None found

Milani aktualisht gjendet në vendin e tretë në Serie A, por ka shumë punë për të bërë për t’u konsideruar si pretendentë për titull, pasi aktualisht janë nëntë pikë prapa rivalëve të Interit në krye të tabelës.

Kuqezinjtë gjithashtu u eliminuan nga Kupa e Italisë nga Atalanta në çerekfinale të mërkurën, duke shtuar eliminimin e tyre nga Liga e Kampionëve në dhjetor. Pioli tani përballet me një detyrë të ndërlikuar për t’i mbajtur lojtarët e tij të motivuar deri në fund të sezonit.

“Ne duhet të përpiqemi të kemi një objektiv shumë specifik. Kjo do të thotë të përmirësohemi në raundin e parë. Mendoj se kjo do të garantonte vendin e tretë. Nëse doni të synoni për diçka edhe më të mirë, vërtet duhet të përmirësoheni shumë”, ka thënë fillimisht Piolo në konferencë.

“Takimi me ekipin u zhvillua. Dukej se ishte një diskutim efektiv për atë që duam të bëjmë nga nesër e tutje. Ne kemi objektiva shumë të qarta. Kemi pësuar një tjetër zhgënjim, por duhet ta transformojmë në energji të mirë për të shpenguar veten menjëherë”.

Gerry Cardianle do të jetë në Giuseppe Meazza për ndeshjen e së dielës kundër Romës dhe Pioli foli edhe për këtë temë.

“Nuk dëgjohem me Cardinalen, por gjithmonë flas me Furlani, Moncada dhe Zlatan. Pjesëmarrja e Cardinales është e rëndësishme. Për momentin, askush nuk mund të jetë i kënaqur me sezonin e Milanit”, përfundoi trajneri italian. /Telegrafi/

të fundit

Albert Sylaj arrested after two days on the run

Albert Sylaj, i dyshuari për vrasjen e Arlinda Zekajt në Vitomiricë të Pejës, është arrestuar mbrëmjen e së martës, pas…

2 hours ago

Albert Sylaj arrestohet pas dy ditësh në arrati

Albert Sylaj, i dyshuari për vrasjen e Arlinda Zekajt në Vitomiricë të Pejës, është arrestuar mbrëmjen e së martës, pas…

3 hours ago

Aulon Kalaja claims Rama is negotiating his departure from office: The debate over criminal liability

Aktivisti Aulon Kalaja, ka bërë deklarata të forta lidhur me një largim të mundshëm të kryeministrit Edi Rama nga pushteti,…

3 hours ago

Oferta saudite ndryshon planet e Sancho-s: anglezi refuzon Getafen

Jadon Sancho ka vendosur të mos transferohet te Getafe, pasi ka marrë një ofertë joshëse nga Arabia Saudite, raporton eksperti…

3 hours ago

VIDEO/ Fleetwood surprizon Arsenalin dhe shkruan historinë në Kupën e Anglisë

FleetwoodFleetwood ka shkruar historinë duke eliminuar nga Kupa e Anglisë, EFL Cup, Arsenalin [...]Read More...

4 hours ago

Polemika e Mbappés në Kinë mund t’i sjellë Real Madridit humbje prej miliona eurosh

Polemikat rreth Kylian Mbappes në Kinë po shkaktojnë pasoja që mund të prekin edhe Real Madridin. Pas kërkimfaljes së sulmuesit…

4 hours ago