sport

Pioli afër shkarkimit nga Milani, zbulohen emrat e dy pasuesve më të mundshëm

Stefano Pioli së shpejti mund të shkarkohet nga posti i trajnerit të Milanit. Trajneri italian e mban këtë pozicion që nga tetori i 2019-ës dhe tani, pak më shumë se katër vjet pas emërimit të tij, ai mund të shkarkohet. Shkak janë në radhë të parë rezultatet e këqija, por edhe numri i madh i dëmtimeve me të cilat skuadra e Milanit duhet të përballet këtë sezon.

Pas 17 xhirove të Serie, Milani është në vendin e tretë në renditjen e kampionatit, gjë që në vetvete nuk do të ishte problem i veçantë nëse Interi i parë nuk do të kishte 11 pikë më shumë, ndërsa i dyti Juventus shtatë më shumë.

Të lidhura

None found

Milani nuk bëri emër as në grupin e Ligën e Kampionëve. Ai përfundoi i treti pas Borussia Dortmund dhe Paris Saint-Germain, por përpara Neëcastle, duke siguruar kështu një paraqitje në fazën eliminatore të Ligës së Evropës.

Për shkak të mos-kalimit të grupit në Ligën e Kampionëve dhe eliminimit të hershëm nga gara për titull, por edhe faktit që Pioli refuzon të shkarkojë fizioterapistët dhe mjekët e ekipit të tij që konsiderohen përgjegjës për krizën e dëmtimeve në krye të klubit, Milani po përgatit një ndryshim në stol.

Sipas gazetës italiane La Repubblica, Roberto De Zerbi i Brighton dhe Antonio Conte janë aktualisht dy kandidatët kryesorë për zgjidhje të përhershme.

Megjithatë, synimi nuk është të bëhen ndryshime të mëdha para verës, ndaj është e sigurt që në rastin e shkarkimit të Piolit, sezonin do ta përfundojë Ignazio Abate, i cili aktualisht drejton juniorët e Milanit.

Pas kësaj, klubi kuqezi do të emëronte një zgjidhje afatgjatë në stolin e ekipit. /Telegrafi/

të fundit

Ndërprerja e energjisë Lezhë, rikthehet ndriçimi në disa fshatra, të tjerat vazhojnë në errësirë

Banorët e disa fshatrave të Lezhës kanë nisur të furnizohen sërish me energji elektrike, pas ndërprerjes që zgjati disa orë…

7 hours ago

“Nuk kam frikë”/ Kallëzimi në SPAK, Spiropali: S’kam ngrënë kumbulla pas shpine, kam besuar te kopshti i përbashkët

Deputetja Elisa Spiropali, e cila u përjashtua nga grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, ka reaguar me tone të forta ndaj…

7 hours ago

Spiropali për Ramën dhe Ballukun: Churchill dhe Merkel të jenë, modeli i pushtetit të çon në këtë katandisje

Deputetja Elisa Spiropali ka sulmuar ashpër kryeministrin Edi Rama dhe ish-zëvendëskryeministren Belinda Balluku. E ftuar në emisionin "Opinion", Spiropali u…

8 hours ago

Samiti i BE-së në Bruksel/ Emmanuel Macron: Braktisja e Ukrainës do të rrezikonte sigurinë tonë

Presidenti francez, Emmanuel Macron, ka mbrojtur vazhdimin e mbështetjes evropiane për Ukrainën, në një kohë kur në Francë po shtohen…

8 hours ago

“Shpërthen” Spiropali: Në Shqipëri të shkatërrohet jeta nëse pushteti të konsideron armik

Deputetja Elisa Spiropali ka bërë deklarata të forta, duke ngritur shqetësimin për atë që e cilësoi si intimidim të qytetarëve…

9 hours ago

Rama flet për përplasjen me Spiropalin: Elisa është njeri i lirë në jetën politike, nuk është më e detyruar të më ndjekë mua dhe PS

Kryeministri Edi Rama ka folur për përplasjen me Elisa Spiropalin me një gazetar shqiptar të Maqedonisë së Veriut në podcastin…

9 hours ago